Fillimi  Pėr Ne  FAQ  Kontakti me ne 



FAQ: ZGJIDHJA E KĖRKESAVE

Sa zgjatė shqyrtimi i kėrkesės time?

DĒBP(HPD) ka pranuar pėrafėrsisht 29000 kėrkesa. Secila nga kėto ėshtė hulumtuar individualisht; palėt tjera kanė tė drejtė ligjore pėr tu njoftuar dhe pėr tu dėgjuar; dokumentet duhet qė tė verifikohen pėr tė siguruar se ato janė autentike dhe paraqesin tė drejtat e pohuara. Hetimet pėrfshijnė intervistat e mėtutjeshme dhe verifikimin e dokumenteve tė prezentuara. Ku ka mundėsi, bėhet ndėrmjetėsimi nė pėrpjekje qė ta zgjidhim kėrkesėn. Kohėzgjatja dhe kompleksiteti i shqyrtimit tė kėrkesave varet nga natyra e vet kėrkesės dhe nėse ėshtė kontestuse. Prandaj, nuk ėshtė e mundur pėr tė bėrė ndonjė parashikim se kur njė kėrkesė e veqantė do tė zgjidhet. Megjithėkėtė, pėrafersisht 1000 kėrkesa nė muaj janė vendosur, dhe kemi synimin tė vendosim shumicėn dėrmuese tė kėrkesave deri nė fund tė vitit 2004, dhe pjesėn tjetėr mė 2005.

A i kompenzon DĒBP (HPD) dėmet e pasurisė sė luajtshme qė janė bėrė nga banuesi ilegal?

Jo, DĒBP(HPD) nuk ka kompetenca pėr tė bėrė njė kompenzim tė tillė. Kjo e drejtė i takon gjykatave komunale.

Si mund tė vėjė kontakt me palėn tjetėr?

Si pjesė e zgjidhjes sė kėrkesės DĒBP (HPD) do ti ndihmojė palėt qė tė komunikojnė me njėri tjetrin. Kjo mund tė bėhet pėrmes DĒBP (HPD) apo palėt mund tė kontaktojnė drejtpėrsėdrejti. Megjithėkėtė, DĒBP(HPD) nuk jep informata tė hollėsishme pėr palėt pa lejen e tyre. Informata pėr palėt nė kėrkesė nuk ėshtė nė dispozicion tė askujt qė nuk merrė pjesė nė kėrkesė.

Si ėshtė pėrpunuar kėrkesa ime?

Pas pranimit tė kėrkesės bėhet publikimi i saj, njoftohet banuesi aktual dhe ftohet qė tė marrė pjesė nė procedurėn ligjore. Pas intervistės dhe verifikimit tė dokumenteve, analizohen deklaratat e palėve dhe nėse ndėrmjetėsimi ėshtė i pasuksesshmėm, kėrkesa i prezentohet HPCC-sė pėr tė gjykuar mbi tė. Vendimi mė pas i njoftohet palėve dhe ekzekutohet.  Shih diagramin.

 

Mbėshtetur nga

©HPD 2004 - Webmaster - Editor

Foreign Affairs-Canada Ministry of Foreign Affairs-Finland Foreign Affairs-Germany Foreign Affairs-Ireland Ministry of Foreign Affairs-Norway Foreign Affairs-Switzerland U.S Department of State   European Union Kosovo Force OSCE UNMIK