Shqip
RRETH AGJENCISĖ KOSOVARE TĖ PRONĖS


Agjencia Kosovare e Pronës (KPA) është themeluar me 4 Mars 2006 në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 2006/10, si e plotësuar me Rregullorren e UNMIK-ut 2006/50 dhe Urdhëresën Administrative 2007/5 si agjenci e pavarur sipas Kapitullit 11.2 të Kornizës Kushtetuese të Kosovës.

 KPA-ja ka mandatin të zgjidh kërkesat që rrjedhin nga konflikti i armatosur në mes të 27 shkurtit 1998 dhe 20 qershorit 1999 në lidhje me pronën e paluajtshme private, që përfshinë pronën bujqësore dhe komerciale . KPA-ja ka dhe ka tri funksione kryesore:
 
 (a) pranimin dhe regjistrimin e kërkesave specifike për pronën e paluajtshme private;
 (b) zbatimin e vendimeve përfundimtare ligjore; dhe
 (c) administrimin e pronave të braktisura.

KPA-ja vepron përmes 10 zyrave kryesore që gjenden në Beograd, Kragujevc dhe Nish në Serbi; Podgoricë në Mal të Zi dhe në Shkup, IRJM, krahas zyrave të saja në Gjilan, Mitrovicë (me zyret satelit edhe në pjesën jugore e edhe në atë veriore të qytetit), Pejë, Prishtinë (me zyrën satelit në Graçanicë) dhe në Prizren, Kosovë. Zyrat rajonale mbikëqyren nga Zyra Qendrore që gjendet në Prishtinë.

Sa i përket mandatit të KPA-së lidhur me pranimin e kërkesave për pronën e paluajtshme private, përfshirë pronën bujqësore dhe komerciale, pranimi i kërkesave ka filluar më 5 prill 2006 dhe ka përfunduar më 3 dhjetor 2007.

KPA-ja ka zëvendësuar DÇBP-në Në bazë të Rregullores, personeli dhe pasuritë e Drejtoratit për Çështje Banesore dhe Pronësore (DÇBP) i barten KPA-së. Kështu që, KPA-ja merr përgjegjësit për implementimin e të gjitha kërkesave mbi pronën e banimit që ishin në pritje në DÇBP më 4 mars 2006 dhe KPA-ja do të sigurojë zgjidhjen e tyre në mënyrë efektive dhe të shpejt. Për më  shumë  Komisioni i Kërkesave Banesore dhe Pronësore (KKBP) do të vazhdojë të vendos  për numrin e kufizuar të kërkesave banesore, që aktualisht janë në pritje DÇBP.

 

”Linjat e Hapura” tė KPA-sė
Mund tė na kontaktoni nga e Hėna gjer tė Premten (08:30-17:30) duke formuar numrin +381 38 249 936
Pėrkrahur nga
            
2008 © KPA Tė gjitha drejtat e rezervuara. Ueb disenj nga KPA