Shqip
RASTI IM ËSHTË VENDOSURË

 

1. Si do ta di se ėshtė vendosur mbi kėrkesėn time?

Posa të vendoset mbi kërkesën tuaj dhe ajo të jetë gati për dorëzim, zyrtarët e KPA-së do t’ju kontaktojnë me telefon për t’u marrë vesh lidhur me kohën dhe vendin e dorëzimit. Për më shumë informacione lidhur me implementimin, ju lutem shikoni “Cilat janë opcionet e mia nëse kërkesa ime është e suksesshme?

Të gjithë paraqitësit e kërkesave të cilët ia kanë ofruar  numrin e tyre të telefonit mobil KPA-së do të pranojnë SMS porosi (porosi përmes telefonit mobil) për t’u informuar se është vendosur mbi kërkesën. Veç kësaj, këto porosi do të përmbajnë numrin kërkesës (KPAXXXXX), si dhe adresën e Ueb-faqes tonë (wwww.kpaonline.org) dhe linjën tonë direkte telefonike 038 249 936.
Porositë SMS do t’ju dërgohen vetëm paraqitësve të kërkesave të cilët i kanë ofruar KPA-së numrin e telefonit mobil. Nëse nuk ia keni lënë KPA-së numrin e telefonit mobil dhe dëshironi të pranoni porosi të tilla SMS, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga zyrat e KPA-së.

Për të kuptuar se a është vendosur mbi kërkesën tuaj mund të vizitoni ueb-faqen tonë në www.kpaonline.org ku mund të gjeni vendimin tuaj duke përdorur fushën e kërkimit Kërkesat në KPA. Nëse vendimi juaj është i gatshëm, ju do të shihni se statusi i kërkesës do të jetë  “kërkesa e vendosur…”. Kur kërkesa juaj të jetë vendosur, ju mund të shihni online kopjen e vendimit të verifikuar, fotot dhe statusin aktual të pronës së kërkuar.
(1)Në fushën e kërkimit ju duhet të shtypni numrin pesë shifror të KPA-së (p.sh KPAXXXXX të kërkesës që dëshironi ta kërkoni, (2) zgjedhni “Kërkesat në KPA” dhe (3) klikoni butonin “kërko”. Ju mund të gjeni numrin e kërkesës në KPA në kopjen e kërkesës që ju është dhënë kur e keni paraqitur kërkesën(at) tuaja në KPA. Pasi të keni kërkuar dhe e keni gjetur vendimin dhe fotografitë e pronës së kërkuar, nëse besoni se ajo fotografi paraqet pronë tjetër nga ajo për të cilën ju keni bërë kërkesë, ju lutem na informoni duke kontaktuar njërën prej zyrave të  KPA-së menjëherë . 


Ju lutem mos harroni ti ofroni KPA-së kontakt informatat e juaja te përditësuara. Nëse e ndërroni adresën, numrin e telefonit ose detajet tjera kontaktuese, është e rëndësishme që ju të na i dërgoni me shkrim detajet e përditësuara kontaktuese së bashku me kopjen e Letërnjoftimit.

Ju lutem keni parasysh: që edhe nëse lënda është vendosur mund të ketë vonesa në dorëzimin e vendimeve. 



2. Ku dhe kur mund ta marr vendimin?

Mund ta merrni vendimin në njërën prej zyrave të KPA-së. Koha dhe vendi i dorëzimit do të bëhet sipas marrëveshjes me ju gjatë telefonatës që dikush prej zyrtarëve të KPA-së do t’ua bëjë juve. 

 



3. A mundet dikush tjetėr tė marrė vendimin(et) nė emrin tim?

Po, dikush tjetër mund ta marrë vendimin në emrin tuaj, por ju  duhet t’i jepni këtij personi Autorizim të vlefshëm, ose, nëse paraqitësi i kërkesës ka vdekur, personi që e merr vendimin duhet të paraqesë certifikatën e vdekjes dhe certifikatën e martesës (nëse është bashkëshorti(ja), certifikatën e lindjes (nëse është fëmija)
Autorizimi i vlefshëm është instrument ligjor, me të cilin e autorizoni atë person që të veprojë në emrin tuaj.

Nëse dëshironi që dikush tjetër të veprojë në emrin tuaj dhe dëshironi të përgatitni një Autorizim, ky duhet të jetë i vërtetuar nga gjykata kompetente apo KPA-ja, dhe duhet të përmbajë informacionet si në vijim:

1. emri juaj, adresa dhe numri identifikues;
2. emri juaj, adresa dhe numri identifikues i personit, të cilin e autorizoni t’ju përfaqësojë; dhe
3. skica dhe përshkrimi i detajuar i funksionit, të cilin ju dëshironi që personi i autorizuar       të bart në emrin tuaj për përfaqësimin e kërkesës në KPA.

Ju lutem, të jeni në dijeni se ju duhet t’i jepni Personit të Autorizuar gjithashtu kopjen e Letërnjoftimit tuaj, dhe çdo dokumentacion/informacion tjetër të domosdoshëm që t’ia mundësoni atij/asaj t’ju përfaqësojë.



4. Si mund ta lexoj vendimin?

Për më shumë informacione për mënyrën se si ta lexoni dhe kuptoni vendimin ju lutem klikoni këtu.

5. Cilat janė opsionet e mia nėse kėrkesa ime ėshtė e suksesshme?

Paraqitësi i suksesshëm i kërkesës mund të kërkojë që vendimi i KPA-së të implementohet duke kërkuar riposedim të pronës së kërkuar, duke e vendosur pronën nën administrim ose duke kërkuar që rasti të mbyllet (formularët për implementimin e kërkuar do t’u ofrohen të gjithë paraqitësve të suksesshëm të kërkesave). Asnjë palë tjetër pos paraqitësit të suksesshëm të kërkesës nuk mund të kërkojë nga KPA-ja të zbatojë vendimin.

Nëse nuk kërkoni ndihmë tjetër nga KPA-ja pasi ta merrni vendimin, duhet të kërkoni nga KPA-ja që ta mbyllë rastin. Ju lutem të jeni në dijeni se KPA-ja nuk do të ndërmarrë veprime të tjera në emrin tuaj pasi të jetë mbyllur rasti.

Nëse kërkoni riposedim të pronës së kërkuar, KPA-ja do t’ju kontaktojë dhe t’ju ofrojë riposedimin në datën dhe kohën e caktuar.  

Ju lutem të jeni në dijeni: KPA-ja nuk do të ketë obligime tjera lidhur me pronën e kërkuar pas kohës së riposedimit. KPA-ja nuk do të zbatojë dëbim të ri mbi pronën nëse ajo ri-uzurpohet pas kohës së  riposedimit apo të marrë pronën nën administrim. Rasti do të mbyllet në KPA dhe çështja duhet të drejtohet tek autoritetet lokale për të marrë ndonjë veprim tjetër.   

Nëse kërkoni administrim
KPA-ja, mundet që përkohësisht të administrojë pronën në emrin tuaj nëse nuk mund ta merrni pronën në riposedim. Nëse prona është nën administrimin e KPA-së, bartësi i së drejtës pronësore mund të zgjedhë mundësinë që ta vendos pronën e tij/saj në Skemën e Qiradhënies  së KPA-së. Ju lutem të jeni në dijeni se skema e qiradhënies aktualisht është në dispozicion vetëm për pronat e banimit. KPA-ja megjithatë është në proces të zgjerimit të Skemës së Qirasë për të përfshirë gjithashtu pronat komerciale dhe tokën bujqësore.

Bartësi i së drejtë pronësore i pronës nën administrim të KPA-së mund t’i kërkojë KPA-së të përfundojë administrimin e pronës dhe mund të kërkojë për ta kthyer pronën sërish në ri-posedim në çdo kohë.  
     
Kur prona kthehet në riposedim, administrimi nga ana e KPA-së merr fund.

Derisa KPA do të bëjë përpjekje të arsyeshme që të minimizojë dëmet në pronën e cila është vënë nën administrimin e saj, KPA-ja nuk mban përgjegjësi për ndonjë humbje, apo dëm material ose financiar ose çkado tjetër të pronës së kërkuar. .

 



6. A mundet dikush tjetėr tė kėrkojė veprime nga KPA-ja nė emrin tim?

Po, dikush tjetër mund t’ju përfaqësojë ju, por ju megjithatë duhet t’i jepni këtij personi Autorizim të vlefshëm. Ky është instrument ligjor, me të cilin e autorizoni atë person që të veprojë në emrin tuaj. Nëse dëshironi që dikush tjetër të veprojë në emrin Tuaj, Dokumenti Zyrtar duhet të jetë i vërtetuar nga gjykata kompetente apo KPA-ja, dhe duhet të përmbajë informatat si në vijim:

1. emri juaj, adresa dhe numri identifikues;
2. emri juaj, adresa dhe numri identifikues i personit, të cilin e autorizoni të ju          përfaqësojë;
3. skica dhe përshkrimi i detajuar i funksionit, të cilin ju dëshironi që personi i autorizuar të    bart në emrin tuaj për përfaqësimin e kërkesës në KPA.

Ju lutem, të jeni në dijeni:
Ju duhet t’i jepni Personit të Autorizuar gjithashtu kopjen e letërnjoftimit tuaj, dhe çdo dokumentacion/informatë tjetër të domosdoshëm që t’ia mundësoni atij/asja t’ju përfaqësojë.

 



7. Kur bėhet vendimi “pėrfundimtar dhe ligjėrisht i zbatueshėm”?

Palët në kërkesë kanë 30 ditë prej kohës kur marrin njoftimin për vendimin e tyre që të ankohen kundër vendimit nëse nuk pajtohen me vendimin ose me urdhrat e vendimit. Nëse nuk pranohet asnjë ankesë nga palët brenda tridhjetë ditësh, vendimi do të jetë përfundimtar dhe ligjërisht i zbatueshëm.  Për më shumë informacion se si të ankoheni kundër vendimit, ju lutem shikoni “Çka nëse nuk pajtohem me vendimin?”



8. Cilat janė mjetet pėr zbatimin e kėrkesės sė suksesshme?

Mjetet për zbatimin e kërkesës së suksesshme do të vendosen në vendim, ose mund të vendosen nga KPA-ja. Mjetet për zbatim përfshijnë (por nuk janë të kufizuara në): dëbim, konfiskim, shkatërrim i strukturave jo të ligjshme, ndërmjetësim, ankand, konfiskim me kompensim ose  shpronësim.  Ju do të njoftoheni për çdo vendim ose veprim që ndërmerret për zbatim.



9. Ēka nėse nuk pajtohem me vendimin?

Nëse nuk pajtoheni me vendimin e KPCC-së, , ose me urdhrat në vendim, keni të drejtë të paraqitni ankesë në Gjykatë Supreme të Kosovës brenda 30 ditësh prej ditës kur jeni njoftuar me  vendimin e KPCC-së.  Megjithatë, ankesa mund të paraqitet vetëm duke u bazuar në atë se vendimi i KPCC-së përmban shkelje serioze të ligjit të aplikueshëm, ose, nëse vendimi mbështetet në fakte të mangëta ose në vlerësim të gabueshëm të fakteve. Nëse dëshironi të ankoheni kundër vendimit të KPCC-së bazuar në këto arsye, atëherë duhet të bëhet ankesa me shkrim dhe të paraqitet në ndonjërën nga zyrat e KPA-së nga ju personalisht ose përmes (kliko këtu për të parë hollësitë për kontaktim me të gjitha zyrat e KPA-së). KPA-ja pastaj do të dërgojë ankesën tuaj në Gjykatën Supreme.

Gjykata Supreme do të marrë vendim për ankesën tuaj. Ankesat kundër vendimeve të KPCC-së do të vendosen nga trupi gjykues i përbërë prej tre gjyqtarëve  (dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një vendor).  Vendimi nga Gjykata Supreme është përfundimtar dhe pa të drejtë ankese.

10. Ku duhet tė paraqesė ankesėn nėse nuk pajtohem mė vendimin?

Ankesën duhet ta paraqitni me shkrim në ndonjërën nga zyrat e KPA-së personalisht ose përmes postës.  KPA-ja pastaj do të dërgojë ankesën tuaj në Gjykatën Supreme.

Ju lutem mos hezitoni të kontaktoni cilëndo nga zyrat tona nëse dëshironi më shumë informacione për të drejtat tuaja dhe se çfarë lloj ndihme që mund të ju nevojitet nga KPA-ja.

 

 

 

 

”Linjat e Hapura” tė KPA-sė
Mund tė na kontaktoni nga e Hėna gjer tė Premten (08:30-17:30) duke formuar numrin +381 38 249 936
Pėrkrahur nga
     
2008 © KPA Tė gjitha drejtat e rezervuara. Ueb disenj nga KPA