Shqip

E enjte, 1 nėntor  2007

Mė tepėr se 30,000  mosmarrėveshje tė pretenduara pronėsore mbeten tė zgjidhen nė Kosovė

Sot, nė Agjencinė Kosovare tė Pronės ėshtė paraqitur kėrkesa e 30.0000. AKP, deri mė tash ka pranuar rreth 30,637 kėrkesa pėr pronat e paluajtshme private, ku paraqitėsit e kėrkesave pretendojnė se kanė humbur pronėn si rrjedhojė e konfliktit tė armatosur tė viteve 1998-1999.
Kjo nėnkupton se AKP-ja ka pranuar mė shumė kėrkesa sesa paraardhėsja e saj, DĒPB (Drejtoria pėr Ēėshtje Pronėsore dhe Banesore), e cila ka vendosur nė total 29,160 kėrkesa.

Tė 30,637 kėrkesat e paraqitura nė AKP pėrfshijnė kėrkesat pėr:
2,097 prona banimi;
894   prona komerciale ; dhe
27,646  prona bujqėsore.

Numri i madh i kėrkesave tė paraqitura tregon se njė numėr kaq domethėnies i pronave nė Kosovė vazhdojnė tė jenė tė uzurpuara, edhe mė shumė se tetė vjet pas pėrfundimit tė konfliktit tė armatosur. Meqė kėrkesat e paraqitura nė AKP nėnkuptojnė pronat e shpėrndara nė krejt territorin e Kosovės, pothuajse gjysma e numrit tė pėrgjithshėm tė kėrkesave gjenden nė pesė komuna: Istog/, Klinė Ferizaj, Prizren dhe Pejė

Nė njė konferencė shtypi, tė mbajtur sot nė Prishtinė, Drejtori Ekzekutiv I AKP-sė, z.Knut Rosandhaug u bėri thirrje uzurpatorėve ilegalė, si dhe autoriteteve lokale qė tė bashkėpunojnė me AKP-nė pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve pronėsore. “Secili qė  ilegalisht ka uzurpuar njė pronė e ka tė ditur se prona ligjėrisht nuk  mund t’i takoj atij. Kėshilla ime pėr uzurpatorėt, ėshtė qė t’i lirojnė pronat vullnetarisht, ose qė tė hyjė nė marrėveshje ligjore me bartėsin e sė drejtės pronėsore, nė mėnyrė qė tė mėnjanojė dėbimin nga ana e KPA-sė,”, deklaroi z. Rosandhaug.
 
Agjencia Kosovare e Pronės ėshtė themeluar mė 4 Mars 2006 dhe ka, i nėnshtruar ankesave nė Gjykatėn Supreme tė Kosovės, juridiksion qė tė zgjidh kėrkesat pėr pronat e paluajtshme si rrjedhojė e konfliktit tė armatosur tė viteve1998-1999.

Pėr mė shumė statistika tė detajuara pėr kėrkesat e paraqitura nė AKP:

Numri total i kėrkesave nė bazė tė llojit tė pronės:
http://www.kpaonline.org/claimProp.asp

Kėrkesat pronėsore nė bazė tė regjioneve dhe komunave:
http://www.kpaonline.org/ClaimsTotal.asp