| |
| 1. Çka është Agjencioni Kosovar për Pronën (KPA)? |
| Agjencioni Kosovar për Pronën (“KPA”) është trup i pavarur i krijuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2006/10 për Zgjidhjen e Kërkesave në Lidhje me Pronën e Patundshme Private, përfshirë Pronën Bujqësore dhe Komerciale [lidhje shtesë me Rregulloren e UNMIK-ut në faqen elektronike], e cila është shpallë me 4 Mars 2006. Ka mandat të zgjedh kërkesat si rezultat i konfliktit të armatosur të vitit 1999 për pronën e patundshme private, përfshirë pronën bujqësore dhe komerciale. |
| |
| 2. Kush mund të paraqes kërkesë në KPA? |
Çdo person fizik apo juridik mund të paraqes kërkesë në KPA, nëse ajo kërkesë i takon së paku njërës nga kategoritë e mëposhtme ku kërkohet që:
- keni qenë pronar i pronës së patundshme private, përfshirë pronën bujqësore dhe komerciale dhe nuk jeni tash në gjendje të shfrytëzoni të drejtën tuaj pronësore.
- Keni qenë posedues/shfrytëzues ligjor apo bartës i së drejtës së banimit mbi pronën e patundshme private, përfshirë pronën bujqësore dhe komerciale dhe nuk jeni tash në gjendje të shfrytëzoni të drejtën tuaj pronësore.
|
| |
| 3. Ku mund ti paraqitni kërkesat? |
| Kërkesat e juaja mund ti paraqitni në KPA me dhe prej 5 Prillit 2006, në njërën nga zyret e mëposhtme: |
| Në Kosovë: |
| KPA Prishtinë |
| 2 Rexhep Luci / Rruga e Goleshit |
| |
| KPA Graçanicë |
| Pas nderteses se komunes (UNMIK) |
| |
| KPA Gjilan |
| Rruga Rade Popoviq |
| |
| KPA Mitrovicë |
| Pjesa jugore: Rruga Mbretëresha Teuta (përballë Jugobankës) |
| Pjesa veriore: Ndërtesa e AKM-së, Dhoma Nr. 18, Shtojca e Stacionit Verior të Policisë së UNMIK-ut |
| |
| KPA Pejë |
| Rruga Mosha Pijade |
| |
| KPA Prizren |
| Zyra e vizitorëve në Rrugën De Rada Nr. 63/A |
| |
| Në territorin e Serbisë dhe të Malit të Zi |
| KPA Beograd |
| Kosovës 49/8 |
| |
| KPA Nish |
| Rr.“Dusanov Bazar” (Dusanova) |
| |
| KPA Podgoricë |
| Crnogorskih Serdara |
| |
| KPA Kragujevc |
| Rr.9, “Lole Ribara” |
| |
| KPA Kralevë |
| Cara Dusana 21 |
| |
| 4. A kërkohet avokat që të paraqitni kërkesë? |
| Jo |
| |
| 5. A mund dikush tjetër të ju përfaqësoj? |
Po, nëse dëshironi, mund të ju përfaqësoj ndokush, por ju megjithatë duhet ta pajisni me Autorizim valid. Ky është instrument ligjor me të cilin e akordoni atë person që të veproj në emër tuajin. Duhet të jetë i vërtetuar nga gjykata kompetente apo KPA dhe duhet të përmbaj informatat si në vijim:
- emri juaj, adresa dhe numri identifikues;
- emri juaj, adresa dhe numri identifikues i personit të cilin e autorizoni të ju përfaqësoj;
- skica dhe përshkrimi i detajuar i funksionit të cilin ju dëshironi që personi i autorizuar të bart në emër tëndin për përfaqësimin e kërkesës në KPA.
Ju lutem të jeni në dijeni se ju duhet ti epni Personit të Autorizuar gjithashtu kopjen e letërnjoftimit tuaj, dhe çdo dokumentacion/informatë tjetër të domosdoshme që ta lehtësoni në përfaqësimin tuaj atë. |
| |
| 6. A mund ti përfaqësoj anëtarët e tjerë të familjes? |
| Po, mund të paraqitni kërkesë dhe të veproni në emër të natarëve të mëposhtëm të familjes suaj, ku është e pamundur për personin që të paraqes kërkesë, domethënë bashkëshorti/ja, fëmiu (i lindur në dhe jashtë martese apo i adoptuar), thjeshtrit dhe nipërit pa prindër, prindërit (babai dhe nëna, njerku, njerka dhe adoptuesit) dhe çdo person tjetër jeni i obliguar ta mbështetni në pajtim me ligjin. |
| |
| 7. A duhet të paguaj për procedurat në KPA? |
| Jo. |
| |
| 8. Cila është afati i fundit për paraqitjen e kërkesës? |
| Afati i fundit pėr paraqitjen e kėrkesave ėshtė 3 dhjetori 2007. |
| |
| 9. Cila është struktura institucionale e KPA-së? |
| KPA përbëhet nga Bordi Mbikëqyrës, Sekretariati Ekzekutiv dhe Komisioni i Kërkesave për Pronën. |
| Bordi Mbikëqyrës |
| Bordi Mbikëqyrës do të mbikëqyrë punën e KPA-së dhe ti ofroj ndihmë administrative, direktiva të përgjithshme dhe udhëheqje në linjë veprimi. Nuk do të marr pjesë në proceset e vendimmarrjes dhe përfundimet e Komisioni mbi kërkesat individuale. do të përbëhet nga 5 anëtar të cilët do të caktohen nga PSSP dhe dy nga këta anëtar do të nominohen nga Kryeministri. PSSP do të emëroj Kryetarin e Bordit. |
| |
| Sekretariati Ekzekutiv |
| Sekretariati Ekzekutiv do të ketë Drejtor dhe Zëvendës Drejtor të cilët do të caktohen nga PSSP. Sekretariati Ekzekutiv do të jetë përgjegjës në pranimin dhe regjistrimin e kërkesave dhe të ju përgjigjet kërkesave, njoftimin e palëve dhe procedimin e kërkesave për shqyrtim nga Komisioni. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretariatit Ekzekutiv do të epen më hollësisht në Udhëzuesin Administrativ që do të shpallet në një të ardhme të afërt. |
| |
| Komisioni i Kërkesave për Pronën |
| Komisioni i Kërkesave për Pronën (Komisioni) është i përbërë nga tre anëtar – dy ndërkombëtar dhe një vendor të caktuar nga PSSP, dhe njëri nga ta do të caktohet si kryetar. Anëtarët e Komisionit kërkohet që të jenë ekspert në fushën e ligjit mbi banim dhe pronë dhe kompetent që të mbajnë zyrë gjyqësore. Anëtari vendor do të caktohet nga PSSP dhe i nominuar nga Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës. |
| |
| 10. Si do të procedohet kërkesa ime? |
Me pranimin e kërkesës, ajo do të procedohet nga KPA. Pasi të vërtetohet dokumentacioni dhe të gjitha palët relevante të jenë njoftuar, kërkesa do të përgatitet për paraqitje në Komision i cili do të nxjerr përfundim dhe konkluzion mbi kërkesën.
|
| |
| 11 A ka të drejt ankese? |
| Po, pas njoftimit mbi vendimin final për kërkesën, pala i ka trembëdhjetë ditë që të ankohet kundër vendimit në Gjykatën Supreme të Kosovës. Ankesa mund ta paraqitet bazuar në atë se vendimi përmban thyerje të ndryshme të ligjit të aplikueshëm apo atë se vendimi përmban fakte të pakompletuara apo vlerësim të gabuar të fakteve. Gjykata Supreme do të vendos për kërkesat me panelin e përbërë nga tre gjyqtarë (dy gjyqtarë ndërkombëtar dhe një vendor). |
| |
| 12. Si do të zbatohen vendimet? |
| Vendimi i gjykatës kompetente apo Gjykatës Supreme mbi ankesën do të jetë përfundimtar dhe ligjërisht i zbatuar brenda pesëmbëdhjetë ditësh pas marrjes së atij vendimi. E drejta për zbatim të vendimit përfshinë dëbimin, vendosjen e pronës nën administrim, marrëveshjen mbi qiranë, konfiskimin e ndërtesave të paligjshme, ankandin dhe kompensimin. |
| |
| 13. Çfarë lidhje ekziston në mes të DÇPB-së dhe KPA-së? |
Sipas Rregullores së UNMIK-ut 2006/10, Drejtorati për Çështje Pronësore dhe Banesore (“DÇPB”) është shndërruar në KPA. Ashtu që KPA merr përgjegjësit për implementimin e të gjitha kërkesave në pritje për pronën e banimit që janë në DÇPB me 4 Mars 2006, përfshirë përgjegjësit për pronat nën administrimin e tij. Më tutje, Komisioni i Kërkesave për Çështje Pronësore dhe Banesore (“KKÇB”) do të vazhdoj të vendos për numrin e vogël të kërkesave të pazgjidhura që aktualisht janë në pritje.
Informata më të hollësishme për proceset e DÇPB-së dhe detalet e kontaktimit janë në dispozicion në www.hpdkosovo.org |
| |
|