| |
KPCC-ja është pjesë e Agjencisë Kosovare të Pronës (KPA) dhe themelimi i saj ishte urdhruar përmes Rregulloreve të UNMIK-ut 2006/10 dhe 2006/50. KPA-ja është agjenci e pavarur e themeluar në bazë të Kpitullit 11 të kornizës kushtetuese.
KPCC-ja ka juridiksion ekskluziv, i nënshtruar ndaj ankesës pranë Gjykatës Supreme të Kosovës, për zgjidhjen e kontesteve lidhur me pronat e paluajtshme private, përfshirë tokat dhe pronat bujqësore që janë si rrjedhojë e konfliktit të armatosur ndërmjet 27 shkurtit 1998 dhe 20 qershorit 1999.
KPCC-ja është emëruar më 14 maj nga PSSP-ja. Anëtarët e saj janë:
Z. Veijo Heiskanen (Finlandë) shërben si kryesues i KPCC-së. Paraprakisht ai ishte anëtar ndërkombëtar i Komisionit të Çështjeve Pronësore dhe Banesore në Kosovë. Ai ka diplomuar në Universitetin e Helsinkut dhe Fakultetin Juridik të Harvardit; Ai ka magjistruar në vitin 1988 dhe ka doktoruar në vitin 1992. Ai ka specializuar në ligjet ndërkombëtare, ligjet arbitruese ekonomike, ligjet mbi tregtinë dhe të internetit. Para pozitës së tij në LALIVE Avokatët në Gjenevë, ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm dhe Gjykatës i Lartë i Tribunalit për Zgjidhjen e Kërkesave për Llogaritë e Papërdorura në Zvicërr (2001-2002); Drejtor i Institutit Ekonomik Ndërkombëtar Ligjor në Universitetin e Helsinkut (1998-2000); Zëvendës shefi i Shërbimeve Ligjore të Komisionit të KB-së për Kompenzim (1994-1998); dhe Këshilltar Ligjor për Tribunalin e Kërkesave Iran-SHBA në Hagë (1990-1994). Ai ka ligjeruar në institucione të ndryshme, përfshirë Universitetin e Helsinkut dhe në Akademinë e të Drejtës Ndërkombëtare në Hagë, ka qenë profesor vizitues në Universitetin e KB-së në Tokio (1999); ai ka punuar për Komisionin e Arbitrimit të Konferencës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (1993); dhe poashtu ishte anëtar i Komitetit Drejtues për Proceset Kolektive të Kërkesave Ndërkombëtare në Gjykatën e Përhershme të Arbitrimit. Ai është autor i disa botimeve mbi të drejtën ndërkombëtare; arbitrimin ndërkombëtar dhe në zgjidhjen e kontesteve.
Z. Norbert Wühler (Gjermani) është anëtar i KPCC-së. Ai ka diplomuar dhe doktoruar në drejtësi në Universitetin e Heidelbergut. Aktualisht ai është Drejtor i Programeve për Riparim në Organizatën Ndërkombëtare për Migrim. Pozitat e tija paraprake ishin Shef i Filialit për Shërbime Ligjore të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Kompenzim (1992-2000), Këshilltar Ligjor i Kryetarit dhe Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm për Tribunalin e Kërkesave Iran-SHBA (1983-1991), partner hulumtimi në Institutin Max Planck për të Drejtën Publike Krahasuese dhe të Drejtën Ndërkombëtare në Heidelberg (1978-1983) si dhe avokat i pranuar në jurispudencën e Heidelbergut dhe Mannheimit (1979-1983). Ai ishte kryesues, anëtar dhe sekretar i disa tribunaleve arbitrare ndërkombëtare, ishte këshilltar i Komisionit për Kërkesa të Pronave të Patundshme në Bosne dhe Hercegovinë si dhe në Komisionin e Kërkesave Eritrea-Etiopi, dhe poashtu është anëtar i Komitetit Drejtues për Proceset Kolektive të Kërkesave Ndërkombëtare në Gjykatën e Përhershme të Arbitrimit si dhe i Grupit Këshillues të Ekspertëve mbi Pjesëmarrjen e Viktimave dhe Riparimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Ai ka ligjëruar dhe publikuar në kërkesat ndërkombëtare mbi pronën dhe kompenzimin, zgjidhjen e kontesteve, përgjegjësinë shtetërore dhe arbitrimin ndërkombëtar.
Z. Aqif Tuhina (Kosovë) është anëtar vendor i KPCC-së. Paraprakisht ai ka shërbyer si anëtar vendor i Komisionit të Kërkesave për Çështje Pronësore Banesore. Ai diplomoi në drejtësi në vitin 1964 në Universitetin e Beogradit. Para se të punojë si avokat, ka shërbyer si Gjykatës në Kosovë në të dyjat Gjykatën e Punës dhe në Gjykatën Supreme para se Kosova të humb autonominë në vitin 1989. Së voni ka punuar për Sekretariatin Krahinor të Kosovës për Legjislacion dhe Administratë dhe me Departmentin e UNMIK-ut për Çështje Gjyqësore. Ai është ekspert në patundshmëri dhe në të drejtën penale.
.
|