Shqip
KOMISIONI I KËRKESAVE PRONËSORE TË KOSOVËS
  • Mandati i KKPK
  • Komisionerėt
  • Komunikatat pėr Shtyp
  • Statistikat
  • Vendimet

KOMISIONI I KËRKESAVE PRONËSORE TË KOSOVËS

Themelimi

Komisioni pėr Kėrkesa Pronėsore i Kosovės (KKPK-ja) ėshtė organ vendimmarrės quasi-judicial nė kuadėr tė Agjencisė Kosovare tė Pronės (AKP-sė) e cila ėshtė themeluar sipas Rregullores tė UNMIK-ut 2006/10 “Pėr Zgjidhjen e Kėrkesave Pronėsore lidhur me Pronėn e Paluajtshme Private pėrshirė Pronėn Bujqėsore dhe atė Komerciale “ (me ndryshimet). AKP-ja/KKPK -ja ėshtė institucion i pėrpunimit tė kėrkesave nė masė qė vepron nė fushėn e rikthimit tė pronave pas konfliktit me synimin qė tė lehtėsojė ushtrimin e tė drejtave pronėsore pėr personat e zhvendosur nga konflikti i armatosur nė Kosovė nė vitet 1998-1999, pavarėsisht pėrkatėsisė kombėtare. Institucione tė tilla tė ngjashme tė pėrpunimit tė kėrkesave nė masė, janė ngritur nė situata tė tjera pas konfliktit pėrfshirė edhe Bosnjėn. Neni 1 i Protokollit 1 tė Konventės Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut konfirmon tė drejtėn themelore tė zotėrimit tė posedimit, pėrfshirė pronėn private.


Mandati Mandati  KKPK-së është të zgjidhë kërkesat e pronësisë dhe të drejtës së shfrytëzimit që lidhen me konfliktin në  lidhje me pronën e paluajtshme  që përfshijnë rrethanat të ndërlidhura drejtpërsëdrejti me apo që janë pasojë e konfliktit të  ndodhur mes 27 shkurtit 1998 dhe 20 qershorit 1999 ku paraqitësi i kërkesës tani nuk mund të ushtrojë të drejtat e tilla pronësore.
Kërkesat që përfshijnë konteste të cilat nuk ndërlidhen me konfliktin e viteve 1998-1999 janë jashtë mandatit të KKPK-së  dhe vazhdojnë të zgjidhen përmes sistemit gjyqësor vendor.  Po ashtu,  kërkesat që nuk kanë të bëjnë me pronën private janë jashtë mandatit të KKPK -së.
KKPK-ja  është i autorizuar të konfirmojë të drejtat pronësore dhe të shfrytëzimit të kërkuara nga palët, të lëshojë urdhër për posedimin e pronës, përfshirë edhe urdhrat për dëbimin e uzurpuesve të paligjshëm  dhe të miratojë, refuzojë apo të hedhë poshtë kërkesat.


Veprimtaria
KKPK-ja mban seanca çdo dy muaj për zgjidhjen e kërkesave që i paraqiten nga Sekretaria Ekzekutive e KPA-së për t’u vendosur.  Ndaj vendimeve të  KKPK-së  mund të bëhet ankesë në  Panelin për Ankesat të KPA-së në Gjykatën Supreme . KKPK–ja përbëhet nga 2  Komisionerë ndërkombëtarë dhe 1  Komisioner vendor.

Komisionerët

KKPK-ja është emëruar më 14 maj nga PSSP-ja. Anëtarët e saj janë:

Z. Veijo Heiskanen (Finlandë) shërben si kryesues i KKPK-së. Paraprakisht ai ishte anëtar ndërkombëtar i Komisionit të Çështjeve Pronësore dhe Banesore në Kosovë. Ai ka diplomuar në Universitetin e Helsinkit dhe Fakultetin Juridik të Harvardit; Ai ka magjistruar në vitin 1988 dhe ka doktoruar në vitin 1992. Ai ka specializuar në ligjet ndërkombëtare, ligjet arbitruese ekonomike, ligjet mbi tregtinë dhe të internetit. Para pozitës së tij në LALIVE Avokatët në Gjenevë, ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm dhe Gjykatës i Lartë i Tribunalit për Zgjidhjen e Kërkesave për Llogaritë e Papërdorura në Zvicërr (2001-2002); Drejtor i Institutit Ekonomik Ndërkombëtar Ligjor në Universitetin e Helsinkut (1998-2000); Zëvendës shefi i Shërbimeve Ligjore të Komisionit të KB-së për Kompenzim (1994-1998); dhe Këshilltar Ligjor për Tribunalin e Kërkesave Iran-SHBA në Hagë (1990-1994). Ai ka ligjeruar në institucione të ndryshme, përfshirë Universitetin e Helsinkit dhe në Akademinë e të Drejtës Ndërkombëtare në Hagë, ka qenë profesor vizitues në Universitetin e KB-së në Tokio (1999); ai ka punuar për Komisionin e Arbitrimit të Konferencës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (1993); dhe poashtu ishte anëtar i Komitetit Drejtues për Proceset Kolektive të Kërkesave Ndërkombëtare në Gjykatën e Përhershme të Arbitrimit. Ai është autor i disa botimeve mbi të drejtën ndërkombëtare; arbitrimin ndërkombëtar dhe në zgjidhjen e kontesteve.

Z. Norbert Wühler (Gjermani) është anëtar i KKPK-së. Ai ka diplomuar dhe doktoruar në drejtësi në Universitetin e Heidelbergut. Aktualisht ai është Drejtor i Programeve për Riparim në Organizatën Ndërkombëtare për Migrim. Pozitat e tija paraprake ishin Shef i Filialit për Shërbime Ligjore të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Kompenzim (1992-2000), Këshilltar Ligjor i Kryetarit dhe Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm për Tribunalin e Kërkesave Iran-SHBA (1983-1991), partner hulumtimi në Institutin Max Planck për të Drejtën Publike Krahasuese dhe të Drejtën Ndërkombëtare në Heidelberg (1978-1983) si dhe avokat i pranuar në jurispudencën e Heidelbergut dhe Mannheimit (1979-1983). Ai ishte kryesues, anëtar dhe sekretar i disa tribunaleve arbitrare ndërkombëtare, ishte këshilltar i Komisionit për Kërkesa të Pronave të Patundshme në Bosnje dhe Hercegovinë si dhe në Komisionin e Kërkesave Eritrea-Etiopi, dhe poashtu është anëtar i Komitetit Drejtues për Proceset Kolektive të Kërkesave Ndërkombëtare në Gjykatën e Përhershme të Arbitrimit si dhe i Grupit Këshillues të Ekspertëve mbi Pjesëmarrjen e Viktimave dhe Riparimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Ai ka ligjëruar dhe publikuar në kërkesat ndërkombëtare mbi pronën dhe kompenzimin, zgjidhjen e kontesteve, përgjegjësinë shtetërore dhe arbitrimin ndërkombëtar.

Z. Adem Vokshi (Kosovë) është anëtar vendor i KPCC-së. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1975. Prej vitit 1975 deri më 1978 ka bërë praktikën në Gjykatën e Qarkut në Pejë dhe prej vitit 1978 deri më 1982 ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë. Prej vitit 1982 deri më 2009 ka punuar si avokat në Mitrovicë, dhe ka specializuar në fushën e të Drejtave Civile dhe Administrative. Prej vitit 2004-2006 ka qenë Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës. Ka ligjëruar dhe ka udhëhequr seminare mbi çështjet të ndryshme ligjore për institucionet vendore dhe ndërkombëtare përfshirë Programin për Zhvillim Kombeve të Bashkuara(UNDP), Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE), Këshillin e Evropës, Institutin Gjyqësor të Kosovës dhe Odën e Avokatëve të Kosovës. Temat e përfshira janë: mbrojtja në procedurat gjyqësore, dëshmitë, përfaqësimi i palëve në procedurat civile, ofrimi i ndihmës juridike për komunitetet e minoriteteve në Kosovë, zbatimi i procedurave kontestuese, jokontestuese dhe ekzekutive, mbrojtja e viktimave, transparenca dhe anti-korrupsion në sistemin gjyqësor të Kosovës dhe parandalimi i krimit financiar. Ai gjithashtu ka udhëhequr seminare të ndryshme mbi ofrimin e ndihmës juridike falas. Prej vitit 2002 ai ligjëron procedurën civile për kandidatët që trajnohen provimin e judikaturës dhe prej vitit 2008 ligjëron procedurën civile për kandidatët që trajnohen për gjyqtarë. Z. Vokshi gjithashtu ka marrë pjesë në të gjitha jurisdiksionet në Kosovë, edhe në nivel të Gjykatës Komunale, Gjykatës së Qarkut dhe Gjykatës Supreme. Ai gjithashtu ka qenë anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. 

Komunikatat për Shtyp 
KOMISIONI PĖR KĖRKESA PRONĖSORE I KOSOVĖS SEANCA E SHKURTIT 2010
KOMISIONI PËR KËRKESA PRONËSORE I KOSOVËS SEANCA E PRILLIT 2010
KOMISIONI PËR KËRKESA PRONËSORE I KOSOVËS SEANCA E QERSHORIT 2010
KOMISIONI PËR KËRKESA PRONËSORE I KOSOVËS SEANCA E GUSHTIT 2010
KOMISIONI PËR KËRKESA PRONËSORE I KOSOVËS SEANCA E TETORIT 2010
KOMISIONI PËR KËRKESA PRONËSORE I KOSOVËS SEANCA E DHJETORIT 2010
Statistikat
Statistikat mbi Kėrkesat e vendosura deri nė Qershor 2010
Statistikat mbi Kėrkesat e vendosura deri nė Gusht 2010
Statistikat mbi Kėrkesat e vendosura deri nė Dhjetor 2010
Statistikat mbi Kėrkesat e vendosura deri nė Shkurt 2011
Statistikat mbi Kėrkesat e vendosura deri nė Maj 2011
Statistikat mbi Kėrkesat e vendosura deri nė Qershor 2011
Statistikat mbi Kėrkesat e vendosura deri nė Shtator 2011
Statistikat mbi Kėrkesat e vendosura deri nė Tetor 2011
Statistikat mbi Kėrkesat e vendosura deri nė Dhjetor 2011
Vendimet 2011
Sesioni i 25 i KKPK-sė
DEC_C_132
DEC_R_131
DEC_R_130
DEC_R_129
DEC_A_128
DEC_A_127
DEC_A_126
Sesioni i 24 i KKPK-sė
DEC_C_125
DEC_R_124
DEC_R_123
DEC_R_122
DEC_A_121
DEC_A_120
DEC_A_119
Sesioni i 23 i KKPK-sė
DEC_C_118
DEC_R_117
DEC_R_116
DEC_R_115
DEC_A_114
DEC_A_113
DEC_A_112
Sesioni i 22 i KKPK-sė
DEC_C_111
DEC_R_110
DEC_R_109
DEC_A_108
DEC_A_107
DEC_A_106
Sesioni i 21 i KKPK-sė
DEC_R_105
DEC_R_104
DEC_AR_103
DEC_A_102
DEC_AR_101
DEC_A_100
Vendimet 2010
Sesioni i 20 i KKPK-sė
DEC_A_99
DEC_A_98
DEC_A_97
Sesioni i 19tė i KKPK-sė
DEC_R_96
DEC_R_95
DEC_A_93
DEC_A_92
Sesioni i 18tė i KKPK-sė
DEC_R_87
DEC_R_86
DEC_A_83
Sesioni i 17tė i KKPK-sė
DEC_R_80
DEC_R_79
DEC_A_76
Sesioni i 16tė i KKPK-sė
DEC_R_72
DEC_R_71
DEC_C_74
DEC_A_69
Sesioni i 15tė i KKPK-sė
DEC_R_66
DEC_R_65
DEC_R_64
DEC_R_63
DEC_C_68
DEC_C_67
DEC_A_62
DEC_A_60
Vendimet 2009
Sesioni i 14tė i KKPK-sė
DEC_R_58
DEC_R_57
DEC_A_56
DEC_A_55
Sesioni i 13tė i KKPK-sė
DEC_R_54
DEC_R_53
DEC_A_52
DEC_A_51
Sesioni i 12tė i KKPK-sė
DEC_R_47
DEC_R_46
DEC_A_45
DEC_A_44
DEC_A_43
DEC_A_42
Sesioni i 11tė i KKPK-sė
DEC_R_38
DEC_C_40
DEC_A_37
DEC_A_36
Vendimet 2008
Sesioni i 10të i KKPK-së
DEC_R_33
DEC_R_32
DEC_A_31
DEC_A_30
DEC_A_29
Sesioni i 9të i KKPK-së
DEC_R_27
DEC_R_26
DEC_A_28
DEC_A_25
Sesioni i 8të i KKPK-së
DEC_R_24
DEC_R_23
DEC_A_22
Sesioni i 7të i KKPK-së
DEC_R_21
DEC_R_20
DEC_A_19
Sesioni i 6të i KKPK-së
DEC_R_18
DEC_R_16
DEC_R_15
DEC_C_14
DEC_A_17
DEC_A_13
Sesioni i 5të i KKPK-së
DEC_R_12
DEC_R_11
DEC_C_10
DEC_C_9
DEC_A_8
Vendimet 2007
Sesioni i 4rt i KKPK-së
DEC_R_7
DEC_R_6
DEC_A_5
Sesioni i 3të i KKPK-së
DEC_C_4
DEC_A_3
Sesioni i 2të i KKPK-së
DEC_A_2
Sesioni i 1rë i KKPK-së
DEC_A_1
KPA's "Direct Line"
You may contact us by phone Monday through Friday
(08:00-16:30) by dialing +381 38 249 936
Supported by
 
2007 © KPA All rights reserved. Web design by KPA