English | Shqip | Srpski
 
 Mė tė rejat

Konkurs pėr vende te lira pune
Mundėsi punėsimi nė KPA

KPA buletini nr. 5
lexo mė shumė...

KPA-ja fiton juridiksion tė veēantė
lexo mė shumė...

Rregullorja e UNMIK-ut 2006/50
lexo mė shumė...
(vetėm nė gjuhėn angleze)

Njoftimi i Katėrt Publik
Njoftim Publik

(12 Korrik 06)Bordi mbikëqyrës i KPA-së
UNMIK-u inauguron bordin mbikėqyrės te KPA-sė
(vetėm nė gjuhėn angleze)

Statistika Vjetore
2005 Raporti vjetor statistikor

Raporti vjetor 2005
Shkarko Raportin vjetor tė DĒBP-sė pėr vitin 2005

(9 Qėrshor 06) OSBE Publikon raportin
OSBE Publikon raportin pėr gjykatat

(5 Prill) Kėrkesat e paraqitura
Filloi pranimi i kėrkesave nga Agjencioni Kosovar pėr Pronėn

(10 Prill) KPA
Buletini i 2-tė informativ

Kosovë
Kontestet pronėsore zgjidhen me armė

 

 E rėndėsishme
KPA Gazeta e KPA-se Nr.10
KPA Agjencioni Kosovar pėr Pronėn ka filluar pranimin e kėrkesave
Kosovė Deklaratė nga ish Kryeministri i Kosovės
Dokumentari i BBC-sė Kosova shtėpi e ndarė
DĒBP Hpdkosovo ueb faqja
KKPB Raporti pëfundimtar
Add to Google
 
 
 

E Premte, 09 maj   2008
KPA-ja publikon vëllimin e dhjetë të pronave të kërkuara

Agjencia Kosovare e Pronës (KPA) më 9 Majl 2008 publikoi vëllimin e njëmbëdhjetë të kërkesave pronësore që i janë paraqitur agjencisë. Vëllimi i nj♥ëmbëdhjetë përmban 2,400 prej më shumë se 39,583 kërkesave që KPA-ja i ka pranuar deri më tash për toka bujqësore, prona komerciale dhe ato banesore që janë si rrjedhojë e konfliktit të armatosur  të viteve 1998 dhe 1999.

2,400 kërkesat e publikuara sot përfshijnë kërkesat për:

  • 2297 prona bujqësore;
  • 86 prona banimi; dhe
  • 17 prona komerciale

Publikimi i sotëm e ngritë numrin e përgjithshëm të kërkesave të publikuara nga KPA-ja në 24,850.
Informatat e publikuara përfshijnë të dhëna që kanë të bëjnë me kërkest, siç janë komuna, fshati, emri i rrugës, numri i rrugës dhe ngastrës së pronës së kërkuar, në mënyrë që t’ua mundësojë personave, që kanë interesa ligjore të mundshme mbi pronat, identifikimin e pronës.  
Kushdo që beson se ka interes ligjor në cilëndo prej pronave të kërkuara që është publikuar duhet të kontaktojë njërën nga zyret e KPA-së sa më shpejt që të mundet dhe atë brenda 30 ditëve pas datës së publikimit nëse dëshiron të bëhet palë në kërkesë. Pas kalimit të periudhës 30 ditore, kërkesat do t’i prezantohen Komisionit të pavarur të Kërkesave Pronësore të Kosovës (HPCC) për vendimmarrje. Cilado palë në kërkesë mund të bëjë ankesë pranë Gjykatës Supreme të Kosovës kundër vendimit të HPCC-së.


Lista e kërkesave të publikuara mund të gjendet në të gjitha komunat, në gjykatat vendore në Kosovë si dhe në ueb-faqen e KPA së
http://www.kpaonline.org/SearchSC/frmSearch.aspx

 

E Enjte, 08 maj   2008
KPA-ja publikon Raportin Vjetor për vitin 2007

Agjencia Kosovare e Pronës ka publikuar Raportin Vjetor për vitin 2007. Raporti është i përbërë nga dhjetë kapituj, që përfshijnë; themelimin dhe mandatin e KPA-së, punën dhe aktivitetin për vitin 2007, rezultatet e arritura në procedimin dhe përpunimin e kërkesave që janë paraqitur në Agjenci, shpenzimet vjetore, si dhe në fund të këtij Raporti, në një Shtojcë të posaçme janë publikuar materiale me rëndësi për KPA-në, siç janë Rregullore, Urdhëresa Administrative, Organograme, si dhe tabela me të dhëna statistikore.  Po ashtu, këtij Raporti i paraprinë parathënia e shkruar nga Drejtori Ekzekutiv i KPA-së, z.Knut Rosandhaug.

Raporti Vjetor i KPA-së për vitin 2007 është publikuar në gjuhën shqipe, serbe dhe atë angleze dhe mund të gjendet online edhe në faqen e internetit: www.kpaonline.org/sq/video.asp

 

E mërkurë, 09 prill   2008
KPA-ja publikon vëllimin e dhjetë të pronave të kërkuara

Agjencia Kosovare e Pronës (KPA) më 10 Prill 2008 publikoi vëllimin e dhjetë të kërkesave pronësore që i janë paraqitur agjencisë. Vëllimi i dhjetë përmban 2,376 prej më shumë se 39,582 kërkesave që KPA-ja i ka pranuar deri më tash për toka bujqësore, prona komerciale dhe ato banesore që janë si rrjedhojë e konfliktit të armatosur  të viteve 1998 dhe 1999.
2,376 kërkesat e publikuara sot përfshijnë kërkesat për:

  • 2030 prona bujqësore;
  • 271 prona banimi; dhe
  • 75 prona komerciale

Publikimi i sotëm e ngritë numrin e përgjithshëm të kërkesave të publikuara nga KPA-ja në 22,450.
Informatat e publikuara përfshijnë të dhëna që kanë të bëjnë me kërkest, siç janë komuna, fshati, emri i rrugës, numri i rrugës dhe ngastrës së pronës së kërkuar, në mënyrë që t’ua mundësojë personave, që kanë interesa ligjore të mundshme mbi pronat, identifikimin e pronës.  
Kushdo që beson se ka interes ligjor në cilëndo prej pronave të kërkuara që është publikuar duhet të kontaktojë njërën nga zyret e KPA-së sa më shpejt që të mundet dhe atë brenda 30 ditëve pas datës së publikimit nëse dëshiron të bëhet palë në kërkesë. Pas kalimit të periudhës 30 ditore, kërkesat do t’i prezantohen Komisionit të pavarur të Kërkesave Pronësore të Kosovës (HPCC) për vendimmarrje. Cilado palë në kërkesë mund të bëjë ankesë pranë Gjykatës Supreme të Kosovës kundër vendimit të HPCC-së.


Lista e kërkesave të publikuara mund të gjendet në të gjitha komunat, në gjykatat vendore në Kosovë si dhe në ueb-faqen e KPA së
http://www.kpaonline.org/SearchSC/frmSearch.aspx


E martë, 04 mars   2008

KPA-ja publikon vëllimin e nëntë të pronave të kërkuara

Agjencia Kosovare e Pronës (KPA) më 4 Mars 2008 publikoi vëllimin e nëntë të kërkesave pronësore që i janë paraqitur agjencisë. Vëllimi i nëntë përmban 2,567 prej më shumë se 39,193 kërkesave që KPA-ja i ka pranuar deri më tash për toka bujqësore, prona komerciale dhe ato banesore që janë si rrjedhojë e konfliktit të armatosur  të viteve 1998 dhe 1999.
2,567 kërkesat e publikuara sot përfshijnë kërkesat për:

  • 1511 prona bujqësore;
  • 898 prona banimi; dhe
  • 158 prona komerciale

Publikimi i sotëm e ngritë numrin e përgjithshëm të kërkesave të publikuara nga KPA-ja në 20,075.
Informatat e publikuara përfshijnë të dhëna që kanë të bëjnë me kërkest, siç janë komuna, fshati, emri i rrugës, numri i rrugës dhe ngastrës së pronës së kërkuar, në mënyrë që t’ua mundësojë personave, që kanë interesa ligjore të mundshme mbi pronat, identifikimin e pronës.  
Kushdo që beson se ka interes ligjor në cilëndo prej pronave të kërkuara që është publikuar duhet të kontaktojë njërën nga zyret e KPA-së sa më shpejt që të mundet dhe atë brenda 30 ditëve pas datës së publikimit nëse dëshiron të bëhet palë në kërkesë. Pas kalimit të periudhës 30 ditore, kërkesat do t’i prezantohen Komisionit të pavarur të Kërkesave Pronësore të Kosovës (HPCC) për vendimmarrje. Cilado palë në kërkesë mund të bëjë ankesë pranë Gjykatës Supreme të Kosovës kundër vendimit të HPCC-së.


Lista e kërkesave të publikuara mund të gjendet në të gjitha komunat, në gjykatat vendore në Kosovë si dhe në ueb-faqen e KPA së
http://www.kpaonline.org/SearchSC/frmSearch.aspx

 

E hënë, 25 shkurt  2008
KPA-ja ka vendosur  5,700 kërkesa pronësore

Pas përfundimit të seancës së 5-të në Prishtinë të enjten e kaluar, Komisioni për Kërkesa Pronësore të Kosovës veçse ka vendosur 5,749 prej 39,171 kërkesave pronësore të paraqitura në Agjencinë Kosovare të Pronës. Agjencia do të vazhdojë punën e saj duke i zgjidhur 33,422 kërkesat e mbetura për pronë të paluajtshme private si rrjedhojë e konfliktit të armatosur të vitit 1998-1999.

Javën e kaluar Komisioni për Kërkesa Pronësore të Kosovës (KPCC), që është pjesë e Agjencisë përfundoi seancën e 5-të, dhe kështu Komisioni deri më tani ka vendosur 5,749 (14.7 përqind) prej numrit të përgjithshëm prej 39,000 kërkesa, të cilat janë paraqitur në Agjenci. Në seancen e tij të fundit, KPCC vendosi rreth 2,403 kërkesa pronësore.

Pritet që KPCC, e cila është themeluar në qershor 2007, do të finalizojë vendosjen e të gjitha kërkesave të paraqitura në KPA në fillim të vitit 2010.

KPA është themeluar më 4 mars 2006 përmes nxjerrjes së Rregullores së UNMIK-ut 2006/10, e cila më vonë është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2006/50. Agjencia, duke iu nënshtruar ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës, ka kompetenca ekskluzive për të zgjidhur kërkesat për pronën e paluajtshme private (përfshirë pronat komerciale dhe bujqësore) si rrjedhojë e konfliktit të armatosur nga viti 1998-1999 në Kosovë.

Statistikat:
Kërkesat e vendosura për regjion dhe komunë:
http://www.kpaonline.org/sq/ClaimsTotalDecided.asp

Kërkesat e vendosura sipas llojit të pronës:
http://www.kpaonline.org/sq/claimProp_Decided.asp

 

E mërkurë, 23 janar 2008
Javë dinamike por frytdhënëse!

Pas gati dy muajsh kampanje të suksesshme me anë të Autobusit në pjesën më ta madhe të territorit të Kosovës, Menaxhmenti i lartë të KPA-së javën e kaluar, prej datës 15-18 Janar 2008 vizitoi komunat e Istogut, Klinës, Pejës, Ferizajt dhe Prizrenit, komuna këto që përbëjnë gati gjysmën e volumit të kërkesave të paraqitura deri më tash pranë Agjencisë Kosovare të Pronës.

Delegacioni i KPA-së, në përbërje të Drejtorit Ekzekutiv z.Knut Rosandhaug, zv/Drejtorit. Z.Xhevat Azemi, udhëheqësit e Zyrave Rajonale të KPA-së në këto komuna, si dhe stafi tjetër përcjellës nga Njësia për Informim në HQ, gjatë këtyre vizitave takoi kryetarët e këtyre Komunave si dhe përfaqësues  të strukturave komunale si dhe institucioneve tjera vendore dhe ndërkombëtare që veprojnë nëpër këto rajone, siç janë OSBE, UNMIK, etj. 
Realizimi i këtyre vizitave u bë në kuadër të planifikimit të një faze të re të fushatës mobile të KPA-së, por tash në nivel më të lartë përfaqësues. 
Vizita e parë, më 15 janar 2008, te kryetari i Komunës së Istogut, z.Fadil Ferati më bashkëpunëtorë, ishte interesant për vet faktin se kjo Komunë prin për nga numri i kërkesave të paraqitura në KPA.

“Është në interesin e përbashkët për të bashkëpunuar dhe për të marrë pjesë aktivisht në proces, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të sigurohemi se KPA-ja i procedon profesionalisht lëndët dhe Komisioni merr vendime të drejta për kërkesat që janë paraqitur. Na nevojitet sigurimi i dokumentacionit valid për pronat, si dhe verifikimi i atyre dokumenteve që kanë prezantuar palët për të shmangur çfarëdolloj gabimi eventual”, tha z.Knut Rosandhaug, Drejtor Ekzekutiv i KPA-së. Pasi falënderoi autoritetet Komunale të Istogut, veçanërisht Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi për një bashkëpunim korrekt me zyrtarët e KPA-së, z.Rosandhaug premtoi një angazhim për bashkëpunim më intensiv me Komunën e Istogut gjithnjë në zbatim të ligjit dhe garantimin e së drejtës pronësore për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Nga ana e tij, Kryetari i Komunës së Istogut z.Fadil Ferati falënderoi menaxhmentin e lartë të KPA-së për vizitën e realizuar dhe premtoi angazhim maksimal për shqyrtimin dhe zgjidhjen sa më të shpejtë dhe sa më të drejtë të të gjitha kërkesave që janë paraqitur në KPA.
“Mua po më “tmerron” numri kaq i madh i këtyre kërkesave në Komunën tonë, mirëpo ju premtoj që angazhimi ynë nuk do të mungojë për asnjë moment”, tha mes tjerash z.Ferati, me rastin e pranimit nga ana e Drejtorit Rosandhaug të Listës me mbi 5 mijë kërkesa në Komunën e Istogut.
Në këtë takim ishin prezent edhe Nënkryetari aktual i Kuvendit Komunal të Istogut, pastaj,  Drejtori aktual për Gjeodezi dhe Kadastër, ish-Kryeshefi Ekzekutiv, përfaqësues të Zyrës Rajonale të OSBE-së dhe UNMIK-ut.

Pas takimit me Kryetarin Ferati, Delegacioni i KPA-së i bëri vizitë fshatit Dobrushë, me ç‘rast bashkëbisedoi më afër me banorët e këtij fshati për çështjet e kontesteve pronave si dhe nevojën e pjesëmarrjes në proces të të gjitha palëve të interesuara.
“Klina mund të konsiderohet si një shembull i ekzekutimit të mbi 99.9 % të vendimeve të ish-HPD-së, dhe është e pakuptueshme që dalin 2 raste dhe krijojnë një imazh të keq në opinion si për KPA-në ashtu edhe për Komunën”, tha z.Rosandhaug në fillim të takimit me Kryetarin e ri të Komunës së Klinës, z.Sokol Bashota. Pasi e uroi për detyrën e re në krye të komunës, z.Rosandhaug sqaroi keqkuptimet dhe keqinterpretimet mediale që kanë dalë vitin e kaluar për nivelin e bashkëpunimit në mes KPA-së dhe komunave. Ndërsa, Kryetari Bashota theksoi se ai është i vetëdijshëm për sfidat që e presin në detyrën e re, por është plotësisht i gatshëm që të bashkëpunojë me KPA-në, në mënyrë që ky numër i kërkesave të paraqitura ta marrë zgjidhje të shpejt dhe të drejtë, pa marrë parasysh se nga cili grup etnik janë paraqitur.
Me ketë rast kryetarit Bashota dhe bashkëpunëtorëve të tij, iu dorëzua Lista me numrin e kërkesave të paraqitura që janë mbi 3000 mijë, vetëm në këtë komunë.

Ekipi i KPA-së, i kryesuar nga Drejtori Rosandhaug dhe Zv/Drejtori Azemi vizituan fshatin Tërsnik, i cili është kryesisht i banuar nga minoriteti serb,  ku nga përafërm u njohën me shqetësimet që ata kanë në lidhje me mosmarrëveshjet pronësore. Drejtuesit e KPA-së, edhe me këtë rast inkurajuan banorët e fshatit që të bëhen pjese e procesit të shqyrtimit dhe vendimit për kërkesat e paraqitura, sepse në të kundërtën ata do ta humbasin një shans që të përfaqësojnë dhe mbrojnë çfarëdo lloj interesi që ata kanë në lidhje me një pronë të caktuar, për të cilën është bërë kërkesë.

Edhe në Komunën e Pejës takimi në mes Zyrtarëve të KPA-së dhe Kryetarit të ri të Komunës, z.Ali Berisha me bashkëpunëtorë, u zhvillua në një frymë miqësore dhe konstruktive, ku të dyja palët u zotuan për thellimin e bashkëpunimit reciprok. Pas këtij takimi, “stacioni” i radhës ishte fshati Dobërdol ku banorët e kësaj ane patën rastin të njoftohem më përafërm dhe më detajisht për mandatin e KPA-së si dhe fazat e procedimit të kërkesës deri në vendimmarrje dhe zbatimin e vendimit si akt final.

“Jam zotuar se gjithnjë dhe gjithmonë do të jem në shërbim të qytetarëve dhe pjesë e këtij shërbimi do të jetë edhe angazhimi për respektimit e ligjit në garantimin e të drejtës pronësore për të gjithë qytetarët e komunës sonë pa dallim”, tha në fillim të takimit me delegacionin e KPA-së, Kryetari i Ferizajt z.Bajrush Xhemaili. Ai pranoi faktin se si person i ri në këtë detyrë nuk ka pas dijeni për një numër kaq të madh të kërkesave në këtë komunë, më pak se 3 mijë, por megjithatë ai shfaqi bindjen se me një angazhim dhe bashkëpunim të dyanshëm dhe të vazhdueshëm do të arrihet zgjidhja ligjore dhe e drejt për këto kërkesa.
Fshati Nerodime për një kohë është cilësuar si një fshat “problematik” për realizimin e procesit të notifikimit nga ana e ekipeve në KPA-së. Por, pas vizitës së delegacionit të KPA-së, me në krye Drejtorin Rosandhaug, dhe takimit me kryetarin e këtij fshati, si duket paragjykimi që ka ekzistuar për KPA-në është minimizuar dhe kryetari i fshatit premtoi se nuk do të ketë probleme “teknike” për ekipet e KPA-së që ta kryejnë punën e tyre të përditshme në terren.

Takimi me kryetarin e Komunës së Prizrenit ishte paksa më i veçantë. Më i vjetri për nga mosha, por në Zyrën me luksoze të mundshme, z.Ramdan Muja qysh në fillim të takimit pranoi, se meqë ai është zgjedhur rishtas në këtë detyrë, nuk ka shumë dijeni për punën dhe funksionimin e KPA-së. Me këtë rast, z/Drejtori i KPA-së, z.Xhevat Azemi përmbledhtazi e informoi z.Muja për historikun dhe mandatin e KPA-së si dhe për strukturën organizative të kësaj Agjencie. Takimi u zhvillua në frymën e zotimit për kontakte më të shpeshta në mes të autoriteteve komunale të Prizrenit dhe KPA-së. Më pas, nga përfaqësuesit e KPA-së iu bë vizitë fshatit Novakë, shumica prej tyre të shtyrë në moshë që jetojnë në shtëpitë e rindërtuara pas konfliktit.

Vlen të theksohet fakti, se shumica e këtyre takimeve janë përcjellur nga një numër i konsiderueshëm i medieve të shkruara dhe atyre elektronike, si ato lokale po ashtu edhe nacionale.  

Përveçse një jave dinamike dhe “të lodhshme” me takimet protokollare, këto ditë sollën një fazë shumë interesante të fushatës mobile të KPA-së, në përpjekje për të krijuar një imazh të ri për Agjencinë, si Agjenci që angazhohet për zbatimin e ligjit dhe garantimin e pronës private.

Kampanja me Autobus do të vazhdojë edhe në Komunën e Mitrovicës si dhe atë të kryeqytetit, Prishtinës.     
      

 

KPA “u afrohet” qytetarëve drejtpërsëdrejti

Autobusi zyrtar i KPA-së gjatë dy muajve të ardhshëm do të vizitojë më shumë se 200 fshatra në tërë Kosovën. Zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Pronës (KPA) do të mund t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve tuaja në lidhje me punën e KPA-së, ligjin dhe cilat të drejta ligjore mund t’i keni.

-Kam blerë tokën por nuk e kamë bartur në emrin tim, dua të di nëse ndokush ka paraqitur kërkesë për të dhe çfarë duhet të bëj, ka sqaruar një qytetar nga fshati Zallq kur autobusi i KPA-së kishte vizituar fshatin me 4 Dhjetor.

Banorët në Cërrcë ishin befasuar për të mirë kur ishin vizituar nga KPA-ja.
-Është mirë që keni ardhur, sepse gjer më tash KPA-në e kemi parë vetëm në televizor kur dëbonin njerëzit, tha një fshatar. Kjo i ka dhënë mundësi personelit të KPA-së për t’iu sqaruar qytetarëve procedurën e kërkesave dhe çfarë procedura duhet të përmbushen para se uzurpatorët të jenë dëbuar nga një pronë.
 
Fshatrat të cilat do të vizitohen nga autobusi i KPA-së janë zgjedhur bazuar në numrin e kërkesave pronësore të paraqitura në fshatrat përkatëse. – Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është informimi i qytetarëve të Kosovës për punën dhe mandatin e KPA-së. Ne besojmë se kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarët e Kosovës është mënyrë efikase për të ofruar informata mbi punën e Agjencisë, mandatin tonë dhe të drejtat e qytetarëve, thotë Valbona Dhomi, Koordinatore e Njësitit për Informim në KPA. 

Ajo inkurajon secilin që ka ndonjë pyetje në lidhje me KPA-në t’i drejtohet autobusit të KPA-së. Lista e përditësuar e fshatrave dhe datat e planifikuara për vizitë mund të gjinden në
www.kpaonline.org/bus. Gjithashtu ju mund të thirrni edhe në KPA në numrin 038 249 936 të informoheni nëse Autobusi i KPA-së do të vizitojë fshatin tuaj.

Në Autobusin e KPA-së mund të gjeni:
-Informata në lidhje me KPA-në dhe mandatin e saj
-Informata në lidhje me pronat që janë lëndë e kërkesës në fshatin tuaj
-Informata mbi të drejtat tuaja nëse jeni duke e shfrytëzuar pronën e kërkuar

 

E hënë, 24 dhjetor 2007
Vëllimi i tetë i pronave për të cilat është paraqitur kërkesë është publikuar
nga KPA

Sot Agjencia Kosovare e Pronës (KPA) publikoi vëllimin e tetë të kërkesave pronësore që i janë paraqitur agjencisë. Vëllimi i tetë përmban 2,249 prej më shumë se 36,100 kërkesave që KPA-ja i ka pranuar deri më tash për toka bujqësore, prona komerciale dhe ato banesore që janë si rrjedhojë e konfliktit të armatosur  të viteve 1998 dhe 1999.
2,429 kërkesat e publikuara sot përfshijnë kërkesat për:

  • 2214 prona bujqësore;
  • 185 prona banimi; dhe
  • 30 prona komerciale

Publikimi i sotëm e ngritë numrin e përgjithshëm të kërkesave të publikuara nga KPA-ja në 17,508.
Informatat e publikuara përfshijnë të dhëna që kanë të bëjnë me kërkest, siç janë komuna, fshati, emri i rrugës, numri i rrugës dhe ngastrës së pronës së kërkuar, në mënyrë që t’ua mundësojë personave, që kanë interesa ligjore të mundshme mbi pronat, identifikimin e pronës.  
Kushdo që beson se ka interes ligjor në cilëndo prej pronave të kërkuara që është publikuar duhet të kontaktojë njërën nga zyret e KPA-së sa më shpejt që të mundet dhe atë brenda 30 ditëve pas datës së publikimit nëse dëshiron të bëhet palë në kërkesë. Pas kalimit të periudhës 30 ditore, kërkesat do t’i prezantohen Komisionit të pavarur të Kërkesave Pronësore të Kosovës (HPCC) për vendimmarrje. Cilado palë në kërkesë mund të bëjë ankesë pranë Gjykatës Supreme të Kosovës kundër vendimit të KPCC-së.

Lista e kërkesave të publikuara mund të gjendet në të gjitha komunat, në gjykatat vendore në Kosovë si dhe në ueb-faqen e KPA së

http://www.kpaonline.org/SearchSC/frmSearch.aspx

 

E premte, 23 nëntor 2007
Java e fundit e pranimit të kërkesave po afrohet:
Afati i fundit për paraqitje të kërkesave në KPA është 3 dhjetor 2007

Çdokush i cili ka humbur posedimin e pronës së tyre të paluejtshme në Kosovë si rezultat i konfliktit të vitit 1998-1999 mund të paraqes kërkesë në Agjencinë Kosovare të Pronës deri më (dhe përfshirë) 3 dhjetorin 2007. Pas kësaj dite operimet e pranimit të kërkesave do të mbyllen. Afati i fundit është caktuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë përmes shpalljes së Urdhëresës Administrative 2007/5.

Agjencia Kosovare e Pronës (KPA) ishte themeluar më 4 mars 2006 dhe ka, lëndë e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës, ekskluzivisht jurisdiksion për të zgjidhur kërkesat për pronën e paluejtshme private (përfshirë pronat komerciale dhe tokën bujqësore) që kanë rezultuar nga konflikti i armatosur në 1998-1999.

32,976 kërkesat e paraqitura në KPA deri më tash përfshijnë:
2,307 pronat banesore;
936  pronat komerciale; dhe
29,733 pronat bujqësore

-Çdokush i cili dëshiron të paraqes kërkesë në KPA duhet të kontaktoj ndonjërën nga zyret tona dhe të bëjë termin para 3 dhjetorit 2007, thotë Drejtori Ekzekutiv i KPA-së Knut Rosandhaug në një deklaratë.


E hënë, 5 nëntor 2007
KPA-ja publikon vëllimin e shtatë të pronave të kërkuara


Sot Agjencia Kosovare e Pronës (KPA) publikoi vëllimin e shtatë të kërkesave pronësore që i janë paraqitur agjencisë. Vëllimi i gjashtë përmban 3,960 prej më shumë se 30,641 kërkesave që KPA-ja i ka pranuar deri më tash për toka bujqësore, prona komerciale dhe ato banesore që janë si rrjedhojë e konfliktit të armatosur  të viteve 1998 dhe 1999.

3,960 kërkesat e publikuara sot përfshijnë kërkesat për:

  • 3822 prona bujqësore;
  • 83 prona banimi; dhe
  • 55 prona komerciale

Publikimi i sotëm e ngritë numrin e përgjithshëm të kërkesave të publikuara nga KPA-ja në 15,079.
Informatat e publikuara përfshijnë të dhëna që kanë të bëjnë me kërkest, siç janë komuna, fshati, emri i rrugës, numri i rrugës dhe ngastrës së pronës së kërkuar, në mënyrë që t’ua mundësojë personave, që kanë interesa ligjore të mundshme mbi pronat, identifikimin e pronës.  
Kushdo që beson se ka interes ligjor në cilëndo prej pronave të kërkuara që është publikuar duhet të kontaktojë njërën nga zyret e KPA-së sa më shpejt që të mundet dhe atë brenda 30 ditëve pas datës së publikimit nëse dëshiron të bëhet palë në kërkesë. Pas kalimit të periudhës 30 ditore, kërkesat do t’i prezantohen Komisionit të pavarur të Kërkesave Pronësore të Kosovës (HPCC) për vendimmarrje. Cilado palë në kërkesë mund të bëjë ankesë pranë Gjykatës Supreme të Kosovës kundër vendimit të HPCC-së.

Lista e kërkesave të publikuara mund të gjendet në të gjitha komunat, në gjykatat vendore në Kosovë si dhe në ueb-faqen e KPA së

http://www.kpaonline.org/SearchSC/frmSearch.aspx

 

E enjte, 1 nëntor  2007

Më tepër se 30,000  mosmarrëveshje të pretenduara pronësore mbeten të zgjidhen në Kosovë

Sot, në Agjencinë Kosovare të Pronës është paraqitur kërkesa e 30.0000. KPA, deri më tash ka pranuar rreth 30,637 kërkesa për pronat e paluajtshme private, ku paraqitësit e kërkesave pretendojnë se kanë humbur pronën si rrjedhojë e konfliktit të armatosur të viteve 1998-1999.
Kjo nënkupton se KPA-ja ka pranuar më shumë kërkesa sesa paraardhësja e saj, HPD (Drejtoria për Çështje Pronësore dhe Banesore), e cila ka vendosur në total 29,160 kërkesa.

Të 30,637 kërkesat e paraqitura në KPA përfshijnë kërkesat për:
2,097 prona banimi;
894   prona komerciale ; dhe
27,646  prona bujqësore.

Numri i madh i kërkesave të paraqitura tregon se një numër kaq domethënies i pronave në Kosovë vazhdojnë të jenë të uzurpuara, edhe më shumë se tetë vjet pas përfundimit të konfliktit të armatosur. Meqë kërkesat e paraqitura në KPA nënkuptojnë pronat e shpërndara në krejt territorin e Kosovës, pothuajse gjysma e numrit të përgjithshëm të kërkesave gjenden në pesë komuna: Istog/, Klinë Ferizaj, Prizren dhe Pejë

Në një konferencë shtypi, të mbajtur sot në Prishtinë, Drejtori Ekzekutiv I KPA-së, z.Knut Rosandhaug u bëri thirrje uzurpatorëve ilegalë, si dhe autoriteteve lokale që të bashkëpunojnë me KPA-në për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve pronësore. “Secili që  ilegalisht ka uzurpuar një pronë e ka të ditur se prona ligjërisht nuk  mund t’i takoj atij. Këshilla ime për uzurpatorët, është që t’i lirojnë pronat vullnetarisht, ose që të hyjë në marrëveshje ligjore me bartësin e së drejtës pronësore, në mënyrë që të mënjanojë dëbimin nga ana e KPA-së,”, deklaroi z. Rosandhaug.
 
Agjencia Kosovare e Pronës është themeluar më 4 Mars 2006 dhe ka, i nënshtruar ankesave në Gjykatën Supreme të Kosovës, juridiksion që të zgjidh kërkesat për pronat e paluajtshme si rrjedhojë e konfliktit të armatosur të viteve1998-1999.

Për më shumë statistika të detajuara për kërkesat e paraqitura në KPA:

Numri total i kërkesave në bazë të llojit të pronës:
http://www.kpaonline.org/claimProp.asp

Kërkesat pronësore në bazë të regjioneve dhe komunave:
http://www.kpaonline.org/ClaimsTotal.asp

 

E mërkurë, 17 tetor 2007
KPA-ja publikon vėllimin e gjashtė tė pronave tė kėrkuara

Sot Agjencia Kosovare e Pronës (KPA) publikoi vëllimin e gjashtë të kërkesave pronësore që i janë paraqitur agjencisë. Vëllimi i gjashtë përmban 1,993 prej më shumë se 29,741 kërkesave që KPA-ja i ka pranuar deri më tash për toka bujqësore, prona komerciale dhe ato banesore që janë si rrjedhojë e konfliktit të armatosur  të viteve 1998 dhe 1999.

1,993 kërkesat e publikuara sot përfshijnë kërkesat për:

  • 1913 prona bujqësore;
  • 74 prona banimi; dhe
  • 6 prona komerciale

Publikimi i sotëm e ngritë numrin e përgjithshëm të kërkesave të publikuara nga KPA-ja në 11,119.
Informatat e publikuara përfshijnë të dhëna që kanë të bëjnë me kërkest, siç janë komuna, fshati, emri i rrugës, numri i rrugës dhe ngastrës së pronës së kërkuar, në mënyrë që t’ua mundësojë personave, që kanë interesa ligjore të mundshme mbi pronat, identifikimin e pronës.  
Kushdo që beson se ka interes ligjor në cilëndo prej pronave të kërkuara që është publikuar duhet të kontaktojë njërën nga zyret e KPA-së sa më shpejt që të mundet dhe atë brenda 30 ditëve pas datës së publikimit nëse dëshiron të bëhet palë në kërkesë. Pas kalimit të periudhës 30 ditore, kërkesat do t’i prezantohen Komisionit të pavarur të Kërkesave Pronësore të Kosovës (HPCC) për vendimmarrje. Cilado palë në kërkesë mund të bëjë ankesë pranë Gjykatës Supreme të Kosovës kundër vendimit të HPCC-së.

Lista e kërkesave të publikuara mund të gjendet në të gjitha komunat, në gjykatat vendore në Kosovë si dhe në ueb-faqen e KPA së

http://www.kpaonline.org/SearchSC/frmSearch.aspx


E mërkurë, 17 tetor 2007

KPA-ja  kërkon ndjekje penale në Pejë

Agjencia Kosovare e Pronës (KPA), ka kërkuar nga Prokurori publik i komunës së Pejës që të fillojë procedurë penale kundër autorit/autorëve të krimit, të cilët në mënyrë joligjore thyen plumbimin të vendosur nga KPA-ja në pronën, e cila gjendet në rrugën “Shaban Spahija” në Pejë.

Prona në fjalë është pronë banesore, e cila gjendet në kompleksin e ndërtesës së njëjtë të Shkollës Fillore “Asdreni”. Duke pasur parasysh vendimin e ligjshëm të lëshuar nga Komisioni për Kërkesa Pronësore dhe Banesore (HPCC), zyrtarët e KPA-së kanë mbyllur dhe plumbuar pronën e banimit me 25 shtator 2007. Më vonë, plumbimi zyrtar ishte hequr pa ndonjë arsyetim ligjor, akt i cili paraqet shkelje të nenit 259 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës.

KPA-ja thërret të gjithë banorët dhe institucionet e Kosovës që të respektojnë sundimin e ligjit dhe vendimet e ligjshme të marra në pajtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë. Vendimi për të plumbuar pronën e sipërpërmendur ishte marrë në pajtim me vendimin e ligjshëm të lëshuar nga HPCC. Nëse ndokush dëshiron të kontestoj vendimin e lëshuar nga HPCC, ata duhet ta bëjnë atë duke u ankuar ndaj vendimeve në organin kompetent ligjor, e jo duke e marrë ligjin në duart e tyre.

KPA-ja mbetet e përkushtuar për të siguruar mbrojtje të pronës private brenda juridiksionit të vet për të gjithë banorët e Kosovës, pa ndonjë përjashtim. KPA-ja do të vazhdoj të zbatoj vendimet e lëshuara nga HPCC, e gjithashtu edhe vendimet e lëshuara nga Komisioni i ri Kosovar për Kërkesa Pronësore. KPA-ja, nëse është e domosdoshme përkitazi me rastet e reja do të vazhdojë të kërkojë nga prokurorët vendor të iniciojnë procedurë penale kundër çdo individi privat apo zyrtarëve publik, të cilët tentojnë me mjete të paligjshme të pengojnë implementimin dhe zbatimin e vendimeve të ligjshme.

Agjencia Kosovare e Pronës (“KPA”) është organ i pavarur i themeluar me 4 mars 2006. Ajo ka mandat të zgjidhë kërkesat të cilat janë si rezultat i konfliktit të armatosur të viteve 1998 dhe 1999. KPA gjithashtu është pasardhëse ligjore e ish Drejtoratit për Çështje Pronësore dhe Banesore.

 

E martë, 11 shtator 2007
KPA-ja publikon vëllimin e pestë të pronave të kërkuara

Agjencia Kosovare e Pronës (KPA) më 11 shtator 2007 publikoi vëllimin e pestë të kërkesave pronësore që i janë paraqitur agjencisë. Vëllimi i pestë përmban 1,879 prej më shumë se 27,064 kërkesave që KPA-ja i ka pranuar deri më tash për toka bujqësore, prona komerciale dhe ato banesore që janë si rrjedhojë e konfliktit të armatosur  të viteve 1998 dhe 1999.
1,879 kërkesat e publikuara sot përfshijnë kërkesat për:

  • 1757 prona bujqësore;
  • 85 prona banimi; dhe
  • 37 prona komerciale

Publikimi i sotëm e ngritë numrin e përgjithshëm të kërkesave të publikuara nga KPA-ja në 9,126.
Informatat e publikuara përfshijnë të dhëna që kanë të bëjnë me kërkest, siç janë komuna, fshati, emri i rrugës, numri i rrugës dhe ngastrës së pronës së kërkuar, në mënyrë që t’ua mundësojë personave, që kanë interesa ligjore të mundshme mbi pronat, identifikimin e pronës.  
Kushdo që beson se ka interes ligjor në cilëndo prej pronave të kërkuara që është publikuar duhet të kontaktojë njërën nga zyret e KPA-së sa më shpejt që të mundet dhe atë brenda 30 ditëve pas datës së publikimit nëse dëshiron të bëhet palë në kërkesë. Pas kalimit të periudhës 30 ditore, kërkesat do t’i prezantohen Komisionit të pavarur të Kërkesave Pronësore të Kosovës (HPCC) për vendimmarrje. Cilado palë në kërkesë mund të bëjë ankesë pranë Gjykatës Supreme të Kosovës kundër vendimit të HPCC-së.


Lista e kërkesave të publikuara mund të gjendet në të gjitha komunat, në gjykatat vendore në Kosovë si dhe në ueb-faqen e KPA së
http://www.kpaonline.org/SearchSC/frmSearch.aspx

 

KPA vazhdon të zbatoj vendimet e HPCC-së

Pas vendimit nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë (SRSG) për heqje të pezullimit të përkohshëm, KPA ka filluar përsëri me implementimin dhe zbatimin e 350 vendimeve që kanë mbetur, të lëshuara nga Komisioni për Kërkesa Pronësore dhe Banesore (HPCC).

Pezullimi i përkohshëm i cili nuk ka ndikuar vlefshmërinë e  vendimeve të HPCC-së është hequr nga SRSG më 8 gusht.

 

E enjte, 26 Korrik 2007

KPA pranon grant nga qeveria e Belgjikës

Qeveria e Mbretërisë së Belgjikës i premtoi sot një grant Agjencisë Kosovare të Pronës (KPA) me vlerë prej 20,000 Euro.

Granti është i dedikuar për botimin e Gazetës së KPA-së. Gazeta e KPA-së është një botim zyrtar i lëshuar nga KPA-ja, e cila përmban një listë të të gjitha pronave, që janë lëndë të kërkesave nën mandatin e KPA-së, kështu duke u mundësuar personave me interes potencial ligjor në pronat e kërkuara që të marrin pjesë si palë në procedurat para Komisionit Kosovar për Kërkesa Pronësore (KPCC). Rregullorja e UNMIK-ut 2006/50 parasheh që kërkesat e paraqitura në KPA duhet të botohen në një periudhë prej 30 ditëve për përgjigje, para se të vendoset mbi këto kërkesa.

Gazeta e KPA-së botohet periodikisht dhe përveç që shpërndahet përmes dy gazetave ditore, ajo është gjithashtu në dispozicion në të gjitha komunat dhe gjykatat vendore në tërë Kosovën. Shtypet në të dy gjuhët: shqip dhe serbisht dhe versioni në gjuhën angleze i Gazetës së KPA-së është në dispozicion në web faqen e KPA-së: http://www.kpaonline.org.

“Ne i jemi shumë falënderues për këtë mbështetje qeverisë Belge. Botimi i kërkesave të paraqitura në KPA është pjesë vendimtare e përpunimit të kërkesave dhe ky grant i mundëson agjencisë të botojë të gjitha kërkesat përmes Gazetës së KPA-së”, thotë në deklaratën e tij z. Knut Rosandhaug, Drejtor Ekzekutiv i KPA-së.

Agjencia Kosovare e Pronës (“KPA”) është organ i pavarur i themeluar në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 2006/10 mbi Zgjidhjen e kërkesave përkitazi me pronën e paluajtshme private, përfshirë pronën bujqësore dhe komerciale, e cila është shpallur më 4 mars 2006. Ajo ka mandat të zgjidhë kërkesat të cilat janë si rezultat i konfliktit të armatosur nga viti 1999 lidhur me pronën e paluajtshme private, përfshirë pronën bujqësore dhe atë komerciale.

 

E hënë, 16 korrik 2007

KPA-ja publikon vëllimin e katërt të pronave të kërkuara

Agjencia Kosovare e Pronës (KPA) sot publikoi vëllimin e katërt të kërkesave pronësore që i janë paraqitur agjencisë. Vëllimi i katërt përmban 2,042 prej më shumë se 24,930 kërkesave që KPA-ja i ka pranuar deri më tash për toka bujqësore, prona komerciale dhe ato banesore që janë si rrjedhojë e konfliktit të armatosur  të viteve 1998 dhe 1999.
2,042 kërkesat e publikuara sot përfshijnë kërkesat për:

Publikimi i sotëm e ngritë numrin e përgjithshëm të kërkesave të publikuara nga KPA-ja në 7,248.
Informatat e publikuara përfshijnë të dhëna që kanë të bëjnë me kërkest, siç janë komuna, fshati, emri i rrugës, numri i rrugës dhe ngastrës së pronës së kërkuar, në mënyrë që t’ua mundësojë personave, që kanë interesa ligjore të mundshme mbi pronat, identifikimin e pronës.  
Kushdo që beson se ka interes ligjor në cilëndo prej pronave të kërkuara që është publikuar duhet të kontaktojë njërën nga zyret e KPA-së sa më shpejt që të mundet dhe atë brenda 30 ditëve pas datës së publikimit nëse dëshiron të bëhet palë në kërkesë. Pas kalimit të periudhës 30 ditore, kërkesat do t’i prezantohen Komisionit të pavarur të Kërkesave Pronësore të Kosovës (HPCC) për vendimmarrje. Cilado palë në kërkesë mund të bëjë ankesë pranë Gjykatës Supreme të Kosovës kundër vendimit të HPCC-së.

Lista e kërkesave të publikuara mund të gjendet në të gjitha komunat, në gjykatat vendore në Kosovë si dhe në ueb-faqen e KPA-së
http://www.kpaonline.org/SearchSC/frmSearch.aspx

 

E hënë, 2 korrik 2007
Zëvendës drejtori i sapo zgjedhur i KPA-së ka filluar punën

PRISHTINE- Pas përzgjedhjes nga Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë (PSSP), sot, z.Xhevat Azemi ka filluar punën si Zëvendës Drejtor i Agjencisë Kosovare të Pronës (KPA). Z. Azemi është përzgjedhur pas emërimit nga Kryeministri i Kosovës, z. Agim Çeku.

Z. Azemi është 51 vjeçar dhe është i lindur në Brainë, komuna e Podujevës. Ai diplomoi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Prishtinës në vitin 1979. Z. Azemi ka përvojë të madhe juridike dhe menaxhuese nga puna e mëhershme në institucione vendore dhe ato ndërkombëtare.

Para se t’i bashkohej KPA-së, z. Azemi punoi si ekspert ligjor në projektin e Agjencisë Evropiane për Rindërtim mbi shfrytëzimin e tokave bujqësore. Para kësaj, prej vitit 2005-2006 ai ka punuar si zyrtar i kërkesave të tokave bujqësore pranë Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit. Prej vitit 2002-2005 ai ka punuar si Shef i Zyrës Ligjore pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ku gjithashtu ka punuar si zyrtar ligjor prej vitit 2000-2002. Më herët ai ka punuar edhe si drejtor i administratës pranë ndërmarrjes industriale bujqësore: “Kosova-Export”.

Si Zëvendës Drejtor, z. Azemi do të punojë drejtpërsëdrejti me Drejtorin e KPA-së, z. Knut Rosandhaug.

KPA-ja është themeluar më 4 mars 2006 përmes Rregullores së UNMIK-ut 2006/10, e cila më vonë ishte zëvendësuar nga Rregullorja e UNMIK-ut 2006/50. Agjencia ka juridiksion ekskluziv, i nënshtruar ndaj ankesës pranë Gjykatës Supreme të Kosovës, për zgjidhjen e kërkesave lidhur me pronat e paluajtshme private (përfshirë tokat bujqësore dhe pronat komerciale) që janë si rrjedhojë e konfliktit të armatosur të viteve 1998 dhe 1999.

Të gjitha kërkesat për intervista apo deklarata për shtyp me z. Xhevat Azemin duhet t’i adresohen:

Z. Arian Krasniqi
Zyrtar për informim
arian.krasniqi@kpaonline.org
Telefoni: +381 (0)38 249 918 ext. 230
Telefoni mobil: +377 (0) 44 300 045

Lars Olsen
Udhëheqës i njësitit për informim
Telefoni: +381 (0)38 225 473 lokali. 107 / +377 (0) 44 233 669
E-mail: lars.olsen@kpaonline.org

 

E mërkure, 06 Qërshor 2007
Ceremonia shënon një kapitull të ri në kthimin e të drejtave pronësore në Kosovë

Përmbyllja e Komisionit të Kërkesave Pronësore dhe Banesore dhe inagurimi i Komisionit të sapoemëruar të Kërkesave Pronësore të Kosovës është shenjë e re e punës drejt kthimit të të drejtave pronësore në Kosovë.

“Duhet ta mbajmë në mend se si rezultat i punës së palodhshme të Komisionit të Kërkesave Pronësore dhe Banesore, familjeve të cilat ishin detyruar të largohen nga shtëpitë apo pronat e tyre për shkak të politikave diskriminuese, u është mundësuar rifitmi i të drejtave që i kishin humbur më parë” – theksoi Zëvendësi i Përfaqësuesit  të Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë (ZPSSP), Steven Schook në ceremoninë përmbyllëse të Komisionit të Kërkesave Pronësore dhe Banesore (HPCC) dhe inagurimit të Komisionit të Kërkesave Pronësore të Kosovës (KPCC), të mbajtur në Zyret Qendrore të UNMIK-ut në Prishtinë më 6 qershor.

Në ceremoni ishin të pranishëm më shumë se 50 mysafirë të njohur, përfshirë Kryeministrin e Kosovës, z.Agim Çeku dhe disa ministra tjerë nga Institucionet e Përkohshme Vetqeverisëse si dhe përfaqësues të UNMIK-ut, Habitatit të KB-së, OSBE-së, KFOR-it dhe disa zyreve ndërlidhëse që gjenden në Prishtinë.

HPPC-ja ishte themeluar përmes Rregullores së UNMIK-ut 1999/23 të shpallur më 15 nëntor 1999. Mandati i saj ishte përmirësuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2000/60 të publikuar më 31 tetor 2000. Puna e HPCC-së ndryshoi humbjen diskriminuese të pronave të banimit që kishte ndodhur gjatë viteve 1989-1999, duke rregulluar shitjet jozyrtare dhe duke ua kthyer posedimin e pronave të banimit personave të zhvendosur për shkak të konfliktit të vitit 1999. Në përgjithësi, Drejtoratit të Çështjeve Pronësore Banesore (HPD) i ishin paraqitur 29,160 kërkesa prej të cilave HPCC-ja i ka shqyrtuar diku 26,790 sosh. Kërkesat e mbetura ishin tërhequr ose ishin vendosur drejtpërdrejtë nga HPD-ja.

Z. Schook theksoi se përfundimi i punës së HPCC-së është një nder për popullatën e Kosovës, të cilët i ka lavdëruar për kurajon e treguar në ushtrimin e kthimit të së drejtave të tyre pronësore saktësisht sipas ligjit. Ai shtoi: “Jam posaçërisht krenar me këto të arritura, e jo vetëm për shkakun që kanë kthyer legjitimitetin e të drejtave pronësore në Kosovë duke krijuar një proces që mund të shfrytëzohet në vendet tjera ku të drejtat pronësore janë shkelur. Ky në të vërtetë është eksportim për të cilin Kosova duhet të jetë krenare!”

Kryeministri i Kosovës gjithashtu përgëzoi HPCC-në për përmbylljen e mandatit. “HPCC-ja ka bërë një punë të madhe, duke u bazuar në ligjin dhe rregulloret ky Komision ka shqyrtuar mijëra kërkesa gjatë mandatit. Sot kemi rezultate të mira të punës së tyre, si një e arritur e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj” theksoi Çeku. Ai gjithashtu nënvizoi se respektimi i të drejtave pronësore private të të gjithë qytetarëve është po ashtu një hap përpara në përmbushjen e standardeve për zhvillim dhe integrim.

Kryesuesi i HPCC-së, z. Alan Dodson nga Afrika e Jugut, ia dorëzoi raportin përfundimtar të punës së Komisionit ZPSSP-së dhe Kryeministrit. “Besoj se puna dhe përvoja e Komisionit mund të shërbejnë si udhëzim për skenaret post-konfliktuoze ku ekziston nevoja për shqyrtimin e këtyre çështjeve” theksoi z. Dodson.

Në pjesën e dytë të ceremonisë, inagurimi i Komisionit të Kërkesave Pronësore të Kosovës (KPCC), ZPSSP-ja hapi ceremonin e dhënies së betimit nga anëtarët e KPCC-së. Ky inagurim shënoi hapin tjetër jetik në kthimin e të drejtave pronësore në Kosovë. Derisa HPCC-ja ka shqyrtuar vetëm kërkesat lidhur me pronat e banimit, KCCP-ja do të merret kryesisht me pronat komerciale dhe bujqësore. KPCC-ja është emëruar më 14 maj dhe anëtarë të saj janë: z. Veijo Heiskanen nga Finlanda (Kryesues), Norbert Wühler nga Gjermania dhe Aqif Tuhina nga Kosova. Të gjithë këta janë ekspert në fushën e së drejtës pronësore.

KPCC-ja ka juridiksion ekskluziv, i nënshtruar ndaj ankesës pranë Gjykatës Supreme të Kosovës, për zgjidhjen e kontesteve lidhur me pronat e paluajtshme private, përfshirë tokat dhe pronat bujqësore që janë si rrjedhojë e konfliktit të armatosur ndërmjet 27 shkurtit 1998 dhe 20 qershorit 1999.  Deri më tani janë paraqitur diku 22,380 kërkesa.


E hënë, 21 Maj 2007

Universiteti i Prishtinës dhe KPA-ja kanë nënshkruar marrëveshjen për themelimin e klinikës ligjore

Të mërkurën më 16 maj, Agjencia Kosovare e Pronës (KPA) dhe Universiteti i Prishtinës kanë lidhur marrëveshjen mbi themelimin e Klinikës Ligjore. Marrëveshja ndërmjet KPA-së dhe UP-së zyrtarisht është nënshkruar nga zëvendës rektorja i UP-së, znj.  Suzana Kerliu dhe Drejtori Ekzekutiv i KPA-së, z. Knut Rosandhaug. Në ceremoninë e nënshkrimit e pranishme ishte edhe dekanja e Fakultetit Juridik, znj. Hava Bujupi.

Znj. Kerliu, në emër të Universitetit të Prishtinës iu falënderua KPA-së dhe Drejtorit Ekzekutiv të saj, z. Rosandhaug, për mbështetjen e këtij projekti që është shumë i mirëseardhur për studentët dhe personelin akademik të UP-së. Në ndërkohë, znj. Kerliu nënvizoi se do të bëjnë të pamundurën për realizimin me sukses të këtij projekti.
“Klinika Ligjore është një mundësi e mirë për studentët e drejtësisë që të ngritin aftësitë profesionale si dhe t’i zbatojnë në praktikë njohuritë e marra gjatë angazhimit në klinikë” – theksoi me këtë rast Drejtori Ekzekutiv i KPA-së, z. Knut Rosandhaug.

Klinika ligjore do të ofrojë këshilla dhe ndihma ligjore falas për të gjitha palët në kërkesat e paraqitura në KPA. Kjo do t’ua mundësojë paraqitësve të kërkesave, si dhe palëve përgjegjëse të KPA-së marrjen e këshillave ligjore pa nevojën për të paguar avokat.

Në bazë të marrëveshjes, Klinika Ligjore do ta hapë vitin e ri akademik 2007/08 dhe do të udhëhiqet nga studentët e drejtësisë të Universitetit të Prishtinës. Studentët do të përfitojnë kredi akademike për punën e bërë në Klinikën Ligjore. Duke punuar në Klinikën Ligjore, studentët e drejtësisë do të përfitojnë përvojë të çmuar nga lëmi i avokaturës, dhënies së këshillave si dhe hartimit të dokumenteve, të gjitha këto janë qenësore për karrierën e ardhme profesionale ligjore. Gjatë punës, studentët do të mësojnë më shumë lidhur me të drejtat pronësore.

“KPA-ja do të sigurojë hapësirën, ndërsa Universiteti i Prishtinës do të bëj përzgjedhjen e studentëve për këtë projekt. Shumica prej tyre do të jenë studentë para diplomimit. Në të ardhmen e afërt gjithashtu do të kërkojmë ndihmë edhe nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Arsimit” – theksoi znj. Hava Bujupi, dekane e Fakultetit Juridik. 

Studentët do të ofrojnë këshilla dhe ndihmë ligjore falas për të gjitha palët në kërkesat e paraqitura në KPA. Në bazë të Rregullores së UNMIK-ut KPA-ja ka juridiksion ekskluziv, që i nënshtrohet ankesës pranë Gjykatës Supreme të Kosovës, për zgjidhjen e kërkesave lidhur me pronat e paluajtshme private (përfshirë tokat bujqësore dhe pronat komerciale) që janë si rrjedhojë e konfliktit të armatosur të viteve 1998 dhe 1999.  Deri më tani KPA-së  i janë paraqitur diku rreth 20,530 kërkesa pronësore.

 

E premte, 11   Maj  2007
KPA-ja nxjerr gazetën zyrtare

Sot, Agjencia Kosovare e Pronës (KPA) ka nxjerr botimin e parë të gazetës së saj zyrtare. Gazeta do të publikohet çdo muaj dhe do të botojë artikuj lidhur me punën e KPA-së, por çka është më e rëndësishme, listën e të gjitha kërkesave të paraqitura në KPA.

Listat e kërkesave do të përmbajnë informata si llojin e pronës, numrin e rrugës, numrin e apartamentit, numrin e ngastrës, komunën dhe fshatin e pronës së kërkuar. KPA-ja publikon listat e kërkesave me qëllim të njoftimit të personave që mund të kenë interesa ligjore në pronat e kërkuara lidhur me kërkesat e paraqitura.

Gazeta e KPA-së është botuar në gjuhët shqipe dhe serbe dhe është duke u shpërndarë si shtojcë përmes gazetave  Kosova Sot dhe Jedinstvo. Përveç kësaj, Gazeta e KPA-së mund të gjendet në të gjitha komunat dhe gjykatat vendore si dhe në ueb faqen tonë www.kpaonline.org. Versioni në gjuhën angleze i Gazetës së KPA-së po ashtu mund të gjendet online.

Publikimi i kërkesave në Gazetën e KPA-së ka efekt juridik. Kushdo që beson se ka interesa ligjore në cilëndo pronë të kërkuar të paraqitur në listë duhet të kontaktojë Agjencinë Kosovare të Pronës sa më shpejtë që të mundet dhe atë brenda 30 ditëve  nga data e publikimit të kërkesës. Nëse personi me interes potencial ligjor nuk përgjigjet brenda afatit kohor 30 ditor të përcaktuar me ligj, KPA-ja apo Komisioni i Kërkesave Pronësore të Kosovës mund të lëshojë urdhër që mund të ndikojë në të drejtat e tij/saj ndaj pronës së kërkuar pa paralajmërim shtesë.

Krahas publikimit të kërkesave të paraqitura në Gazetën zyrtare të KPA-së, KPA-ja gjithashtu kryen notifikimin fizik për secilën pronë të kërkuar duke vendosur njoftim ligjor në secilën pronë të kërkuar.

Kliko këtu për të lexuar KPA Gazetën

 

E mërkure, 9  Maj  2007
Më shumë se 20,000 kërkesa pronësore janë paraqitur në KPA
PRISHTINË -  Agjencia Kosovare e Pronë deri më tani ka pranuar më tepër se 20,0000 kërkesa për pronat e paluajtshme private.  Agjencia Kosovare e Pronës është themeluar më 4 mars 2006 me të drejtën e zgjidhjes së kërkesave për rikthimin e pronave ta paluajtshme private, përfshirë këtu pronat komerciale dhe ato bujqësore, që lidhen drejtpërdrejt ose janë rezultat i konfliktit të armatosur të viteve 1998 dhe 1999.  Bazuar në rregulloren e UNMIK_ut 2006/50, KPA-ja me të drejtën e apelit në gjykatën Supreme të Kosovës, ka juridiksion ekskluziv mbi këto kërkesa.

Kërkesat që janë paraqitë në KPA përfshinë

1309 prona banimi
716 prona komerciale
18488 prona bujqësore.

Prej këtyre kërkesave të paraqitura deri më tani, 2017 janë dorëzuar në zyrat e KPA-së brenda Kosovës,  dhe 18496 kërkesa janë paraqitur në zyrat tona të vendosura në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Sipas një studimit të vitit 2004, të mbështetur nga Agjencioni Europian për Rindërtim, është pritur që KPA do të pranojë mbi 11,0000 kërkesa për rikthim të pronave të paluajtshme private. Madje, edhe nëse numri i kërkesave aktuale është dy herë më i madh nga sa kemi pritur, ky numër i këtyre kërkesave vazhdimisht po shtohet dita-ditës. Asnjë afat kohor për paraqitje të kërkesave nuk është vendosur ende. 

- KPA-ja është e vendosur që në mënyrë të shpejtë dhe korrekte të zgjidhë të gjitha kërkesat e paraqitura. Presim që vendimet e para të Komisionit për Kërkesa Pronësore të bëhen të ditura në qershor, ka thënë në një prononcim të tij, z. Knut Rosandhaug, Drejtor Ekzekutiv i KPA-së.

Në të njëjtën kohë, statistikat e kërkesave që janë paraqitur në KPA mund të gjinden edhe në faqen tonë të internetit :
Numri i përgjithshëm i kërkesave sipas komunave:
http://www.kpaonline.org/ClaimsTotal.asp
Lloji i kërkesave pronësore të paraqitura sipas regjioneve:
http://www.kpaonline.org/claimProp.asp
Lloji i kërkesave për të drejtën pronësore të paraqitura sipas rajoneve:
http://www.kpaonline.org/claimProp.asp

 

E Enjte, 03 Maj 2007
KPA-ja publikon vollumin e tretë te kërkesave
Agjencia Kosovare e Pronës (KPA) sot publikoi grupin e tretë të 2534 kërkesave prej më shumë se 19.907 kërkesave që Agjencia i ka pranuar deri më tani lidhur me tokat bujqësore, pronat komerciale si dhe pronat e banimit që janë si rrjedhojë e konfliktit të armatosur  të viteve 1998 dhe 1999.
2534 kërkesat e botuara përfshijnë kërkesat për:

  • 2362 prona bujqësore
  • 127   prona banesore dhe
  • 45     prona komerciale

Informata e publikuar lidhur me këto 2534 kërkesa përmban informata siç janë: komuna, fshati, emri i rrugës, numri i rrugës dhe parcelës ku gjendet prona kontestuese, në mënyrë që personat eventual që kanë interes ligjor ndaj pronave të mund ta identifikojnë pronën. 
Kushdo që beson se ka interes ligjor në cilëndo prej pronave kontestuese që gjenden në listën e publikuar të kërkesave kontestuese, duhet të kontaktojë zyren e KPA-së sa më shpejt që të mundet dhe atë brenda 30 ditëve nëse dëshiron të bëhet palë në kërkesë. Pas periudhës 30 ditore, kërkesat do t’i prezantohen Komisionit të pavarur të Kërkesave Pronësore të Kosovës (KKPK) për vendimmarrje. Cilado palë në kërkesë mund të bëjë ankesë pranë Gjykatës Supreme të Kosovës kundër vendimit të KKPK-së. 
Lista e kërkesave të publikuara mund të gjendet në të gjitha komunat, në gjykatat vendore në Kosovë si dhe në zyret e KPA-së në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë dhe Gjilan.

Kliko këtu për të parë listën e kërkesave të publikuara

E Hënë, 30 Prill 2007
Lajmërim për të gjithë paraqitësit e kërkesave në KPA.

Të gjithë paraqitësit e kërkesave, të cilët ia kanë ofruar numrin e tyre KPA-së, së shpejti do të pranojnë SMS porosi (porosi përmes telefonit mobil) për tu informuar për statusin aktual të kërkesës. Rrjedhimisht, të gjitha këto porosi do të përmbajnë numrin e kërkesës (KPA XXXXX), si dhe ueb-faqen tonë në internet (www.kpaonline.org) dhe linjën tonë telefonike 038 249 936.

Keni para sysh se nuk jeni të obliguar që të përgjigjeni (të bëni thirrje telefonike apo të paraqiteni në ndonjërën prej zyrave të KPA-së) nëse keni pranuar porosi të tillë. Porositë SMS janë vetëm një shërbim shtesë i KPA-së me qëllim të informimit për statusin e kërkesës tuaj. Përderisa përpunimi i kërkesës është në vazhdim e sipër, do të pranoni porosi SMS shtesë atëherë kur kërkesa arrin status tjetër.

Mund të pranoni ndonjërën prej porosive vijuese në telefonin mobil:

“Notifikimi i kërkesës - shfrytëzuesi aktual i pronës së kërkuar është njoftuar për këtë kërkesë më (DATA)”.
Kjo nënkupton se KPA-ja me sukses ka realizuar notifikimin e pronës dhe ka informuar secilin banues se duhet të përgjigjet në kërkesë brenda afatit kohor prej 30 ditësh të përcaktuar me ligj.

 “Publikimi – kjo kërkesë është botuar në Gazetën e KPA-së më (DATA)”
Me këtë ju informojmë se KPA-ja ka publikuar informatat që lidhen me kërkesën tuaj në vendet relevante publike, media si dhe në ueb-faqen e internetit të KPA-së. Lista e publikuar përmban emrin e komunës, fshatin, numrin dhe emrin e rrugës, si dhe numrin e ngastrës së pronës së kërkuar.

 “Kthimi i përgjigjes –  kemi pranuar deklaratë nga shfrytëzuesi aktual i pronës së kërkuar”
Pala përgjegjëse (zakonisht shfrytëzuesi aktual i pronës) është paraqitur pranë Agjencisë Kosovare të Pronës (KPA) sapo është njoftuar për kërkesën dhe është përgjigjur në kërkesë.

 “Paraqitja në Komision-  kjo kërkesë i është paraqitur Komisionit më (DATE)  për marrje të vendimit”
Kërkesa i është paraqitur Komisionit të Kërkesave Pronësore për marrje të vendimit. KPA-ja do t’ju kontaktoj sapo të merret vendimi për kërkesën tuaj.

Porositë SMS do t’ju dërgohen vetëm paraqitësve të kërkesave që i kanë ofruar KPA-së numrin e telefonit. Ju lutemi kontaktoni ndonjë zyre të KPA-së nëse nuk ia keni lënë KPA-së  numrin e telefonit mobil dhe nëse dëshironi të pranoni porosi të tilla SMS.

Çfarëdo pyetje në lidhje me shërbimin SMS mund të adresohet në linjën direkte : 038 249 936

E Mërkure 07 Mars 2007
KPA-ja publikon vollumin e dytë te kërkesave

Agjencia Kosovare e Pronës (KPA) sot publikoi 701 kërkesat e dyta prej më shumë se 13.443 kërkesave që Agjencia i ka pranuar deri më tani lidhur me tokat bujqësore, pronat komerciale si dhe pronat e banimit që janë si rrjedhojë e konfliktit të armatosur  të viteve 1998 dhe 1999.
701 kërkesat e botuara përfshijnë kërkesat për:

  • 593 prona bujqësore
  • 58 prona banesore dhe
  • 50 prona komerciale

Informata e publikuar lidhur me këto 701 kërkesa përmban informata siç janë: komuna, fshati, emri i rrugës, numri i rrugës dhe parcelës ku gjendet prona kontestuese, në mënyrë që personat eventual që kanë interes ligjor ndaj pronave të mund ta identifikojnë pronën. 
Kushdo që beson se ka interes ligjor në cilëndo prej pronave kontestuese që gjenden në listën e publikuar të kërkesave kontestuese, duhet të kontaktojë zyren e KPA-së sa më shpejt që të mundet dhe atë brenda 30 ditëve nëse dëshiron të bëhet palë në kërkesë. Pas periudhës 30 ditore, kërkesat do t’i prezantohen Komisionit të pavarur të Kërkesave Pronësore të Kosovës (KKPK) për vendimmarrje. Cilado palë në kërkesë mund të bëjë ankesë pranë Gjykatës Supreme të Kosovës kundër vendimit të KKPK-së. 
Lista e kërkesave të publikuara mund të gjendet në të gjitha komunat, në gjykatat vendore në Kosovë si dhe në zyret e KPA-së në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë dhe Gjilan.

Kliko këtu për të parë listën e kërkesave të publikuara

E Premte 02 Mars 2007
Gjykatat vendore i dorëzojnë kërkesat KPA-së

Dje me 1 Mars, 110 kërkesa për prona private të paluajtshme që janë si rrjedhë e konfliktit të armatosur në Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999 i janë dorëzuar Agjencisë Kosovare të Pronës (KPA), e cila është e pavarur, nga ana e Gjykatës Komunale në Prishtinë. Kërkesat të cilat i janë dorëzuar KPA-së ishin paraqitur pranë Gjykatës Komunale në Prishtinë nga individë të cilët pohojnë se kanë humbur të drejtat e tyre pronësore si rezultat i konfliktit të armatosur. Këto kërkesa i ishin paraqitur Gjykatës Komunale para themelimit të KPA-së më 4 mars 2006 dhe kërkesat ishin në pritje në gjykatë.

Në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 2006/50, KPA-ja ka juridiksion ekskluziv, i nënshtruar ndaj ankesës pranë Gjykatës Supreme të Kosovës, për zgjidhjen e kërkesave lidhur me pronat e paluajtshme private përfshirë pronat komerciale dhe tokat bujqësore.  Është parakusht që kërkesat të jenë rrjedhojë e konfliktit të armatosur të viteve 1998 dhe 1999 në mënyrë që të bien nën juridiksionin ekskluziv të KPA-së.

Neni 18 i Rregullores parasheh që të gjitha gjykatat në Kosovë, që kanë pranuar kërkesa për pronat private të paluajtshme që janë si rrjedhojë e konfliktit të armatosur, para themelimit të KPA-së t’ia dorëzojnë ato kërkesa KPA-së. Kërkesat e vetme që bëjnë përjashtim nga kjo dispozitë janë ato kërkesa për të cilat procedurat gjyqësore tashmë kishin filluar para datës 4 mars 2006.

Dorëzimi i kërkesave i bërë dje ishte i pari nga disa dorëzime nga  gjykatat në Kosovë që parashihet të bëhen. KPA-ja pret që t’i dorëzohen 900 kërkesa në përgjithësi. Pas dorëzimit të kërkesave nga gjykatat, ato do të përpunohen nga KPA-ja dhe vendimi mbi to do të merret nga Komisioni i Kërkesave Pronësore i Kosovës (KPCC), që është i pavarur. KPCC-ja përbëhet nga dy komisionerë ndërkombëtarë dhe një komisioner vendor, të cilët janë ekspertë në lëminë e ligjit mbi pronat. Kundër vendimeve të KPCC-së mund të paraqitet ankesë pranë Gjykatës Supreme të Kosovës.

KPA-ja u apelon të gjithë individëve që kanë paraqitur kërkesa të tilla pranë gjykatave në Kosovë që të kontaktojnë njërën nga zyrat e KPA-së, sa më shpejtë që të munden, me qëllim që të informohen lidhur me procedurat rreth kërkesave të tyre.

E marte, 27 Shkurt 2007
Vizitojeni “Internet café” tonë

A dëshironi të kontrolloni statusin e kërkesës tuaj, të merrni një kopje të vendimit nga Komisioni i Kërkesave Pronësore dhe Banesore apo thjeshtë vetëm të merrni më tepër informata rreth KPA-së? Vizitojeni “Web café-në” në zyrën qendrore të KPA-së në Prishtinë.

Kjo “Web café” gjendet në katin përdhesë të zyrës sonë qendrore në Rr.Nazim Gafurri Nr.1 (pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor). Qytetarët kanë qasje në këto pajisje ndërmjet orës 8.30 deri më 17.30.

Ne kemi tre laptop-kompjuterë të lidhur në internet dhe një shtypës në dispozicion për të gjithë personat e interesuar të cilët kërkojnë më tepër informata rreth KPA-së. Shërbimi është gratis. Stafi i caktuar i KPA-së gjithashtu është në dispozicion për t’ju ofruar çfarëdo lloj ndihme që mund t’ju nevojitet deri sa jeni duke e përdorur “Web café-në”.

 

KPA-ja paraqet RSS feed-in

Si institucion i parë në Kosovë, KPA-ja e ka pajisur ueb-faqen e vet me RSS feed.
RSS feed ua mundëson vizitorëve të kpaonline.org abonimin falas për përditësim automatik të lajmeve nga KPA-ja.

Me abonimin në RSS feed, do të informoheni lidhur me lajmet më të reja të publikuara në kpaonline.org, pa pasur nevojë të hapni uebfaqen.

Linket për RSS feed:
Anglisht: http://www.kpaonline.org/rss.xml
Shqip: http://www.kpaonline.org/sq/rss.xml
Serbisht: http://www.kpaonline.org/sr/rss.xml

Nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me RSS-në dhe si të përfitoni nga kjo teknologji, ky artikull (në anglisht) mund t’ju ndihmojë.

 

E premte, 16 Shkurt 2007
KPA-ja publikon kërkesat e para

Agjencia Kosovare e Pronës (KPA) sot publikoi 1972 kërkesat e para prej më shumë se 10,700 kërkesave që Agjencia i ka pranuar deri më tani lidhur me tokat bujqësore, pronat komerciale si dhe pronat e banimit që janë si rrjedhojë e konfliktit të armatosur  të viteve 1998 dhe 1999.

1,972 kërkesat e publikuara sot përfshijnë kërkesat lidhur me:
1,596 prona bujqësore;
183 prona banimi; dhe
193 prona comerciale.

Informata e publikuar lidhur me këto 1972 kërkesa përmban informata siç janë: komuna, fshati, emri i rrugës, numri i rrugës dhe parcelës ku gjendet prona kontestuese, në mënyrë që personat eventual që kanë interes ligjor ndaj pronave të mund ta identifikojnë pronën. 

Kushdo që beson se ka interes ligjor në cilëndo prej pronave kontestuese që gjenden në listën e publikuar të kërkesave kontestuese, duhet të kontaktojë zyren e KPA-së sa më shpejt që të mundet dhe atë brenda 30 ditëve nëse dëshiron të bëhet palë në kërkesë. Pas periudhës 30 ditore, kërkesat do t’i prezantohen Komisionit të pavarur të Kërkesave Pronësore të Kosovës (KKPK) për vendimmarrje. Cilado palë në kërkesë mund të bëjë ankesë pranë Gjykatës Supreme të Kosovës kundër vendimit të KKPK-së. 

Lista e kërkesave të publikuara mund të gjendet në të gjitha komunat, në gjykatat vendore në Kosovë si dhe në zyret e KPA-së në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë dhe Gjilan.

KPA-ja është themeluar më 4 mars 2006 përmes Rregullores së UNMIK-ut 2006/10, e cila më vonë ishte zëvendësuar nga Rregullorja e UNMIK-ut 2006/50. Agjencia ka juridiksion ekskluziv, i nënshtruar ndaj ankesës pranë Gjykatës Supreme të Kosovës, për zgjidhjen e kërkesave lidhur me pronat e paluajtshme private (përfshirë tokat bujqësore dhe pronat komerciale) që janë si rrjedhojë e konfliktit të armatosur të viteve 1998 dhe 1999.

Kliko kėtu pėr tė parė listėn e kėrkesave tė publikuara

 

Zv. Kryeadministratori i PSSP-së, Schook apelon për më shumë mbështetje për Agjencinë Kosovare të Pronës

PRISHTINË – Zëvendës Kryeadministratori i Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë (ZKPSSP), Steven Schook sot potencoi rolin e rëndësishëm të Agjencisë Kosovare të Pronës (KPA) në zgjidhjen e kontesteve pronësore lidhur me të cilat kjo Agjenci tashmë ka pranuar më shumë se 10,000 kërkesa. ZKPSSP-ja i është drejtuar shtypit pas mbledhjes së Bordit Mbikqyrës të KPA-së, ku në mesin e tyre kanë marrë pjesë Kryeministri, Agim  Çeku, Udhëheqësi i Zyrës Britaneze në Prishtinë, David Blunti, Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, Ardian Gjini si dhe Drejtori Ekzekutiv i KPA-së, Knut Rosandhaug.

Z. Schook vuri në pah mbarëvajtjen e bërë nga KPA-ja, prej se mori detyrat e Drejtoratit për Çështje Pronësore Banesore (HPD) në korrik të vitit të kaluar. “Nuk kam mundur të ëndërroj se do të përparonim kaq shpejtë dhe me kaq përgjegjësi në këtë çështje kritike” theksoi ai. Ai falënderoi Kryeministrin për “mbështetjen personale, pjesëmarrjen dhe udhëheqjen” e bërë nga ai, në ngritjen lartë të kësaj çështjeje, si dhe z. Blunt për iniciativën në sigurimin e donacionit britanez prej 500,000 eurove dedikuar KPA-së.

ZKPSSP-ja nënvizoi rëndësinë e zgjidhjes së pronësisë së pronave private që është një çështje e stërgjatur në ish Jugosllavi dhe shumë vende tjera nëpër botë. Ai e përshkruajti KPA-në si “rezultat i shumë mësimeve të mësuara mbi atë se si ajo të bëhet shpëjtë, me efiktive, me efikasitet dhe përgjegjësi”. Ai shtoi: ”Po ashtu mendoj se duhet t’i bashkojmë të gjitha mësimet e mundshme të mësuara nga HPD-ja, ti aplikojmë ato në KPA, kështu që çfarëdo gabimi që ka mund të bëhet nga HPD-ja të mos përsëriten dhe intereset individuale pronësore të trajtohen në mënyrë të përgjegjëshme”.

Z. Schook apeloi te donatorët për mbështetje financiare shtesë për KPA-në, të cilës i nevojiten edhe 6 milion euro për ta përmbyllur mandatin e saj.  

KPA-ja ka, varësisht nga ankesat drejtuar Gjykatës Supreme të Kosovës, juridiksion të jashtëzakonshëm për zgjidhjen e kërkesave për pronat e paluajtshme private, përfshirë tokat bujqësore si dhe pronat komerciale që janë ngritur nga konflikti i armatosur i viteve 1998-99. Prej më shumë se 10,000 kërkesave të pranuara deri më tani, KPA-ja ka filluar përpunimin e më shumë se 3,000 kërkesave duke lëshuar njoftimin ligjor për banuesit e tanishëm dhe/ose duke verifikuar vlefshmërinë e dokumenteve të paraqitura si dëshmi për mbështetje të kërkesave. Pas përfundimit të përpunimit të lëndëve, kërkesat i paraqiten Komisionit të Kërkesave Pronësore të Kosovës (KKPK) për marrje të vendimit. Seanca inaguruese e KKPK-së do të mbahet kah fundi i marsit.

E Mërkurë, 07 Shkurt 2007
Më shumë se 10000 kërkesa të paraqitura në KPA

PRISTHINĖ - Sot numri i kėrkesave tė paraqitura nė Agjencionin Kosovar pėr Prona (KPA) ka arritur nė 10000. KPA ėshtė themeluar sipas Rregullores sė UNMIK-ut 2006/10 tė datės 4 Mars 2006, dhe agjencioni ka juridiksion ekskluziv pėr tė zgjidhur kėrkesat pėr riposedim tė pronės sė patundshme private, pėrfshirė pronat komerciale dhe tokėn bujqėsore, direkt tė ndėrlidhura si rezultat i konfliktit tė armatosur tė viteve 1998 dhe 1999.
Kërkesat e paraqitura në KPA përfshijnë kërkesat për:

653 prona tė banimit
554 prona komerciale
8840 prona bujqėsore

Nga kėrkesat e paraqitura 1444 kėrkesa janė paraqitur nė zyrat e KPA-sė brenda Kosovės dhe 8565 kėrkesa janė paraqitur nė zyrat tona qė gjenden nė territorin e Serbisė dhe tė Malit tė Zi.
Numri i kėrkesave ėshtė duke u rritur dita-ditės, dhe KPA pret tė pranoj nė pėrgjithėsi mė shumė se 11.000 kėrkesa. “Secili qė e ka humbur posedimin e pronave tė patundshme private si rezultat i konfliktit tė armatosur 1988-99 duhet tė paraqesė kėrkesėn e tyre nė zyrat e KPA-sė sa mė shpejt qė ėshtė e mundur. Tashmė kemi filluar tė procedojmė kėrkesat tė cilat i kemi pranuar, dhe pres qė vendimet e para tė merren nė fillim tė vitit tė ardhshėm.” thotė nė deklaratėn e tij Drejtori Ekzekutiv i KPA-sė, Knut Rosandhaug. Gjatė tėrė kohės statistikat e freskėta mbi kėrkesat e paraqitura nė KPA mund tė shihen nė faqen tonė tė internetit:

Pronat totale tė kėrkuara sipas komunės

Lloji i pronave tė kėrkuara sipas regjioneve

Lloji i tė drejtave pronėsore tė kėrkuara sipas komunave

 

Mbështetje e fortë për mandatin e KPA-së

Në konferencën e donatorëve të KPA-së më 1 nëntor përfaqësuesit nga komuniteti ndërkombëtar si dhe IPVQ rikonfirmuan mbështetjen e tyre për punën e rëndësishme të zgjidhjes së kontesteve pronësore të lindura si pasojë e konfliktit në Kosovë.

Zëvendës Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (PDSRSG) Steven P. Schook kryesoi konferencën e donatorëve të organizuar nga Bordi Mbikëqyrës i Agjencisë Kosovare për Prona (KPA) në Zyrën Qendrore të UNMIK-ut më 1 nëntor. Në takim morrën pjesë Haki Shatri, Ministër i Ekonomisë dhe Financave, Ardian Gjini, Ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësuesit e 15 zyrave diplomatike dhe organizatave donatore, Unioni Evropian, OSBE-ja, KFOR-i, UNDP-ja dhe UNHCR-i.

Duke përcjellur nxjerrjen e Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2006/50 të datës 16 tetor 2006 ZPSSP njoftoi të pranishmit me mandatin e ri të KPA-së. KPA-ja ka tani një juridiksion të veçantë për të zgjidhur kërkesat për riposedim të pronës së paluajtshme private, duke përfshirë pronat komerciale dhe tokën bujqësore, që janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë apo janë rezultat i konfliktit të armatosur të vitit 1998 dhe 1999. Gjykata Supreme e Kosovës do të jetë organi i ligjshëm që do te shqyrtojë ankesat në lidhje me këto kërkesa.

“Puna e KPA-së jo vetëm që do të sigurojë zgjidhjen e drejtë dhe të shpejtë të kontesteve pronësore nga konflikti, por ajo është gjithashtu me rëndësi vitale për kthim të qëndrueshëm dhe të krijojë një ambient të favorshëm  për zhvillim ekonomik,” tha
Z. Schook. “Zgjidhja e këtyre kontesteve është qartazi një kusht paraprak për joshje të nevojshme të investimit në Kosovë dhe i domosdoshëm  për promovimin e zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit në regjion,” shtoi ai.

Duke njoftuar shtypin pas konferencës së donatorëve, ZPSSP tha, “Ne kemi përpiluar një sistem shumë të mirë, një sistem shumë të drejtë, që merr parasysh të drejtat individuale, që merr parasysh nevojat e shoqërisë dhe që ndan kompensimet nga vendimet për prona. Ky është një sistem që është përpiluar nga mësimet e marra nga të dyja, si nga përvojat tona pronësore këtu në Kosovë ashtu edhe nga ato brenda bashkësisë ndërkombëtare”.

Drejtori Ekzekutiv i KPA-së Knut Rosandhaug informoi se deri tani janë pranuar gati 4.000 kërkesa prej 11.000 kërkesave që priten të bëhen. KPA-ja do të fillojë tani të shqyrtojë kërkesat e pranuara dhe vendimet e para priten të dorëzohen në fillim të këtij viti.

Në konferencën e donatorëve Zvicra konfirmoi donacionin e tyre në vlerë prej 1 milion euro që do të shpërndahen brenda tri viteve (2006-2008). Qeveria e Serbisë ofroi të ndihmojë në mbulimin e shpenzimeve të reklamimit për fushatën e ardhme mediale të KPA-së. Përveç këtyre, AER, MB, SHBA, Norvegjia, UNMIK-u dhe Qeveria e Kosovës tashmë i kanë bërë zotimet ndaj KPA-së.

Përfaqësuesit nga misionet diplomatike dhe komuniteti donator shprehën kënaqësinë për nxjerrjen e Rregullores së re dhe rikonfirmuan mbështetjen e tyre për punën e rëndësishme të zgjidhjes së kontesteve pronësore si pasojë e konfliktit në Kosovë.

KPA-ja fiton juridiksion të veçantë

PSSP ka nxjerrë Rregulloren e re të UNMIK-ut 2006/50 më 16 tetor. Sipas Rregullores së re Agjencia Kosovare për Prona (KPA) ka juridiksion të veçantë për të zgjidhur kërkesat për riposedim të pronës së paluajtshme private, përfshirë pronat komerciale dhe tokën bujqësore, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejtë apo janë rezultat i konfliktit të armatosur të vitit 1998 dhe 1999.

Të gjitha kërkesat që janë paraqitur KPA-së në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 2006/50 do të vendosen nga Komisioni i pavarur i Kërkesave Pronësore. Gjykata Supreme e Kosovës do të jetë organi i ligjshëm që do të shqyrtojë ankesat në lidhje me këto kërkesa.

Kliko këtu për të lexuar Rregulloren e UNMIK-ut 2006/50


 Këtu mund ta merrni adobe reader
 
”Linjat e Hapura” tė KPA-sė
Nėse preferoni, mund tė na kontaktoni me telefon nga e Hėna gjer tė Premten (08:30-17:30) duke formuar numrin +381 38 249 936