Shqip
KAM PRANUAR FLETË-NJOFTIMIN

1. Çka do të thotë nëse unë pranoj fletënjoftim nga KPA-ja?

Nëse ju pranoni notifikim nga KPA-ja rreth kërkesës, kjo do të thotë që dikush tjetër kërkon të ketë të drejtë juridike në pronën të cilën momentalisht jeni duke e shfrytëzuar.

Ju lutemi të jeni në dijeni me faktin që madje nëse dikush tjetër ka paraqitur kërkesë për pronë, kjo automatikisht nuk do të thotë që ata kanë të drejta pronësore në pronë.



2. Çka duhet të bëj nëse pranoni fletënjoftim rreth kërkesës nga KPA-ja?

Nëse keni pranuar notifikim nga KPA-ja që një kërkesë është paraqitur për pronën të cilën ju tani jeni duke e shfrytëzuar dhe/apo besoni se ju keni të drejta pronësore, ju duhet të kontaktoni ndonjë zyre të KPA-së brenda 30 ditëve pas marrjes së notifikimit, nëse dëshironi të kontestoni kërkesën dhe/apo të bëheni palë në kërkesë.

3. Çka do të thotë të bëhesh palë në kërkesë?

Duke u bërë palë në kërkesë ju do të keni të drejtën të paraqitni informata, dokumentacion, dhe dëshmi KPA-së për të dëshmuar që ju keni të drejtë pronësore në pronën e kërkuar. Ju gjithashtu do të njoftoheni rreth përpunimit të mëtutjeshëm të kërkesës. Përveq kësaj, ju do të keni të drejtë të paraqitni ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës kundër vendimit që do të lëshohet nga Komisioni për Kërkesa Pronësore i Kosovës (KPCC) nëse nuk pajtoheni me vendimin.

Duke u bërë palë, ju do të merrni statusin si “palë përgjegjëse” në kërkesë.

4. Çka duhet të ndërmerrni që të bëheni palë në kërkesë?

Për të kontestuar kërkesën dhe/apo të bëheni palë në kërkesë ju duhet të paraqitni formularin Njoftim mbi Pjesëmarrjen në cilëndo zyre tonën brenda 30 ditëve pas pranimit të notifikimit. Të gjitha zyrat e KPA-së kanë zyrtarë të cilët mund t’ju ndihmojnë në plotësimin e formularit. 

5. Cilat dokumente duhet t'i paraqitni?

Nëse dëshironi të kontestoni kërkesën ju duhet t’i ofroni KPA-së dokumentet, të cilat dëshmojnë të drejtat e juaja mbi pronën. Këto dokumente përfshijnë :

Kontratën mbi Shitblerjen
Fletën e Posedimit
Vendimin e Gjykatës mbi përcaktimin e të drejtave në pronën e patundshme
Deklaratën e nënshkruar nga shitësi apo dëshmitari
Kopjen e Planit Kadastral
Certifikatën kadastrale apo dokumentet e tjera kadastrale
Vendimin mbi Ndarjen
Kontratën mbi Shfrytëzim
Marrëveshjen mbi Qiranë
Vendimin mbi Trashëgiminë në rast se bartësi i të drejtës së pronës është i ndjerë
Faturat e Komunalisë
Të dhënat mbi Tatimet
Lejen e përkohshme e lëshuar nga autoriteti apo bartësi i të drejtës së ndarjes. Çdo dokument tjetër që dëshmon të drejtën tuaj pronësore.



6. Çka ndodh më tutje?

30 ditë pas notifikimit tuaj mbi kërkesën, KPA do të fillojë të përpunojë kërkesën mbi pronën. KPA do të hetojë të gijtha informatat të dhëna nga ju si “pale përgjegjëse” dhe nga personi tjetër i cili ka paraqitur kërkesë për pronën “paraqitësi i kërkesës”. Kjo përfshin verifikimin e dokumenteve të paraqitura nga të gjitha palët. Përveç kësaj KPA mund të kontrollojë në të dhënat publike pronësore.


Në momentin që kërkesa pronësore hetohet në tërësi, do t’i dorëzohet Komisionit të Pavarur për Kërkesa Pronësore të Kosovës (KPCC).
KPCC do të marrë vendim duke pranuar apo refuzuar kërkesën e paraqitur nga “paraqitësi i kërkesës”.



7. A keni të drejtë ankese?

Nëse nuk pajtoheni me vendimin, ju keni të drejtë ankese në Gjykatën Supreme të Kosovës përmes KPA-së. Vendimi përfundimtar i KPCC-së apo në rast të ankesës, vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës, janë detyruese dhe të zbatueshme dhe nuk do të shqyrtohen nga asnjë organ gjyqësor apo administrativ në Kosovë.

KPA do të implementojë vendimin e marrë nga KPCC-ja apo në rast të ankesës nga Gjykata Supreme e Kosovës.



8. A keni nevojë për ndihmë të mëtutjeshme?

Nëse dëshironi të dini më tepër rreth të drejtave tuaja apo keni nevojë për ndihmë për t’u bërë palë në kërkesë ju mund të kontaktoni cilëndo zyre të KPA-së. Agjencia ka caktuar stafin që do të jetë në gjendje t’ju ndihmojë juve.


9. Mėnyra tė tjera pėr tė vėrtetuar nėse ėshtė paraqitur kėrkesė pėr pronėn nė KPA?

Lista e kërkesave të paraqitura në KPA regullisht publikohet dhe është në dispozicion në të gjitha komunat dhe gjykatat vendore. Po ashtu, kërkesat për prona mund t’i kërkoni elektronikisht në web-faqen: http://www.kpaonline.org/SearchSC/frmSearch.aspx

Ju lutem, vëreni se ekziston një vonesë kohore në publikimin e listave të pronave të kërkuara, prandaj kërkesa për pronë mund të jetë paraqitur edhe nëse ajo nuk gjendet në këto lista.













”Linjat e Hapura” tė KPA-sė
Mund tė na kontaktoni nga e Hėna gjer tė Premten (08:30-17:30) duke formuar numrin +381 38 249 936
Pėrkrahur nga
 
2008 © KPA Tė gjitha drejtat e rezervuara. Ueb disenj nga KPA